FOTO HISTORIKE/ Vizita e Bekim Fehmiut në muzeun e Luftës, ish-shtëpia e lindjes së Enver Hoxhës, viti 1972

20 Tetor 2025, 11:02Kulturë TEMA
FOTO HISTORIKE/ Vizita e Bekim Fehmiut në muzeun e Luftës,

Bekim Fehmiu, aktori i famshëm me origjinë shqiptare, Bernard Kokalari dhe Margo Erseni, gjatë vizitës në Gjirokastër, viti 1972

Aktori i madh me famë botërore nga Kosova, Bekim Fehmiu vizitoi Shqipërinë, e izoluar në atë kohë, në një vizitë historike.

Fotoja është shkëputur nga vizita e tij në Muzeun e Luftës Nacionalçlirimtare, ish Qarku Gjirokastër, (Shtëpia e lindjes së Enver Hoxhës).

Bekim Fehmiu ose më qartë aktori i madh i “Odisesë” në rolin e Uliksit në krah të Irene Papas, njohur nga shqiptarët më vonë si një hero kinematografie, ka vizituar Shqipërinë në vitin 1972.

I veshur me një xhaketë lëkure, me pamje moderne, i qeshur, ai dukej shumë më i qetë se kolegët e tij shqiptarë, brenda kostumeve të kollarisura, që e puthnin fort në të dyja faqet.

Gjatë vizitës aktori i madh Bekim Fehmiu, i cili kishte prekur majat e kinematografisë botërore,
zhvilloi takime me artistë e drejtues të lartë. Veç Gjirokastrës, gjatë vizitave të tij në Krujë, Durrës, Butrint, Shkodër, ai shoqërohej nga Piro Milkani, Dhimitër e Roza Anagnosti, Serafin Fanku, Edi Luarase, Dhimitër Shuteriqi, Ndrek Luca, Ismail Kadare dhe artistë e njerës të tjerë të shquar të artit.

/liberale/

1 Komente

  1. A
    Anticlea

    "aktori i madh i “Odisesë” në rolin e Uliksit" ha haaaa, gazetar kulture pa kulture, fantastik fare...tani ose Odise ose Uliks (shenim per gazetarin: Uliksi eshte Odisea i latinizuar)

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje