Folku popullor në rrugët e kalldrëmta, artizanet në Gjirokastër promovojnë trashëgiminë

16 Qershor 2025, 14:20Kulturë TEMA
Folku popullor në rrugët e kalldrëmta, artizanet në

Në qendrën e artizanatit në Pazarin e gurtë të Gjirokastrës, mjeshtrja qëndistare, Buqe Muka realizon veshjet popullore të prezantuara në shekuj nga figura dhe emra të njohur të historisë.

Me gjilpërën e qëndistares, ajo ka punuar kostumin popullor të veshur nga poeti ynë kombëtar Naim Frashëri, por edhe figura të tjera të historike, transmeton rtsh.

E kemi filluar me veshjen e shkrimtarit, Naim Frashëri që ka jetuar në shekullin e XIX dhe pikërisht në fund të këtij shekulli ka realizuar një fotografi me veshjen tradicionale të jugut. Në atë periudhë, nëse do t’i referohemi historisë, rilindësit patën një dëshirë për ta risjellë veshjen tradicionale sepse po humbiste nën ndikimin otoman”, tha mjeshtrja Muka.

Jashtë kujdesit të artizanes gjirokastrite nuk kanë ngelur kostumet popullore të jugut të veshura në vite nga emrat e njohur të skenës artistike të folklorit dhe traditës. Puna e kësaj qëndistareje ka tërhequr vëmendjen e turistëve si dhe koleksionistëve të ndryshëm dukë mundësuar ruajtjen dhe promovimin e vlerave të traditës.

“Kemi kaluar në veshjen e Laver Veriut, edhe kjo si një kërkesë nga ana e të interesuarve nga ana e përmetarëve, për një veshje tradicionale përmetare. Ne përpiqemi të bëjmë një punë sa më cilësore, të qëndrojmë sa më autoktikë, dhe kjo ka tërhequr edhe vëmendjen e koleksionistëve ose atyre që njohin mirë veshjen dhe duan ta kenë pjesë të tyre një veshje të realizuar”, tha Muka.

Kostumet popullore të krahinave të ndryshme të vendit spikasin me finesën e realizimit duke prezantuar më së miri historinë dhe kulturën shqiptare.

Lini një Përgjigje