FOTO/ Dua Lipa reagon pas përmbylljes së “Sunny Hill Festival”: Faleminderit që ndriçuat çdo moment!

5 Gusht 2025, 09:15Kulturë TEMA
FOTO/ Dua Lipa reagon pas përmbylljes së “Sunny Hill

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka në një postim në rrjetet sociale, shprehu mirënjohje për të gjithë ata që e bënë festivalin e sivjetshëm kaq të veçantë, nga familja dhe ekipi organizator, te artistët pjesëmarrës, e deri te fansat që ndezën atmosferën në Prishtinë, shkruan balkan.

“Jam e mbushur me mirënjohje dhe dashuri për familjen time të mrekullueshme dhe për ekipet e jashtëzakonshme që dhanë zemrën për këto net të paharrueshme. Për të gjithë artistët dhe miqtë tanë të dashur – faleminderit që ndriçuat çdo moment.

Dhe për fansat tanë të bukur  – WOW – ju e bëtë këtë festival të paharrueshëm.  Nga thellësia e zemrës ju falënderojmë. Ju duam pafund. Deri vitin tjetër!” shkroi Dua ndër të tjera.

Prishtina u shndërrua në kryeqendrën e muzikës botërore që prej mbrëmjes së të premtes (1 gusht). Ylli me famë ndërkombëtare, dhuroi një performancë të jashtëzakonshme në hapjen e edicionit të pestë të festivalit “Sunny Hill”. Dua interpretoi këngë nga albumi i saj më i fundit Radical Optimism, si dhe disa nga hitet më të mëdha të dy albumeve të saj të para.

Lini një Përgjigje