Masakra e Tivarit është tragjedia më e madhe e regjimit komunist që u realizua me pabesi ndaj të rinjve kosovarë. Ky mobilizim tragjik i çoi drejt vdekjes rreth 4000 persona, të cilët besohet se u vranë në qytetin e Tivarit nga forcat e ushtrisë jugosllave.
Në gjysmën e dytë të vitit 1944, udhëheqja jugosllave nën drejtimin e Titos synonte të ripushtonte Kosovën dhe të shtypte forcat mbrojtëse kombëtare të Shqipërisë. Për ta arritur këtë, në fillim të vitit 1945 ata urdhëruan mobilizimin e shqiptarëve të Kosovës në të ashtuquajturat "Brigadat e Kosmetit", gjoja për të mbështetur përpjekjet ushtarake jugosllave. Prizreni u zgjodh si pika e grumbullimit, ku ushtarët shqiptarë u çarmatosën me pretekstin se do të merrnin armë moderne më vonë në front. Ato u nisën për në Mal të Zi të ndarë në tri grupe, ku në Tivar, sipas burimeve malazeze, do të stërviteshin para se të shkonin në front.
Gjatë marshimit të tyre të detyruar përmes terrenit të vështirë drejt Malit të Zi, ushtarët shqiptarë u keqtrajtuan, u rrahën dhe madje u vranë kur dilnin nga kolona për ta shuar etjen. Me të mbërritur në Tivar, një konflikt midis disa ushtarëve shqiptarë dhe rojeve jugosllave u përshkallëzua. Të rrethuar dhe të paarmatosur, shqiptarët u qëlluan nga njësitë partizane jugosllave.
Sipas raporteve të ndryshme, numri i shqiptarëve të vrarë në Masakrën e Tivarit varion nga 500 deri në 1,670. Për më tepër, grupi i tretë me 2700 veta u nis me 27 Mars 1945 dhe pas arritjes në Dubrovnik një grup prej 800 vetash u helmua nga një helm i panjohur pas vendosjes në një depo baroti, me pasoja fatale për shumicën.
Kjo ngjarje tragjike mbetet një nga faqet më të errëta të historisë së shqiptarëve duke dëshmuar për vuajtjet dhe padrejtësitë që iu bënë popullsisë shqiptare të Kosovës.
Përgatiti: Hemelita Boriҫi
Per fat te keq te shqiptareve te Kosoves,ne kete masaker ka qene i involvuar edhe paria shqiptare e Shqiperise,ku dihet se mbi njemije shqiptare te Kosoves u vrane brenda teritorit te Shqiperise,qe tregon se kreret shqiptare kishin bere lufte per pushtet dhe jo per shqiptaret dhe Shqiperine etnike! Kusheriri im Cerkini,pasi i ka shpetuar masakres,strehohet ne nje familje shqiptare te Shkodres,te cilen,e ka falenderuar shume here sa ishte ne kete jete,afer tre vjet,kur organet e sigurimit te Shqiperise e zbulojne dhe ia dergojne atyre te Jugosllavise,per ta denuar partizanet,(me falni çetniket serbe) me tete vjet burg ne Nish! Kjo deshmi tregon per patriotizmin e krereve te Shqiperise,ne krye me Enverin,ndersa Jugosllavia-Serbia i shfrytezonte rrethanat dhe i pastronte teritoret nga jo serbet,si me rastin e Tivarit,Banatit,mbledhjes se armeve nga shqiptaret etj.!
Kanga: Viktimat e Tivarit. Marre nga triologjia Miladin Popoviç, Enver Hoxha.//// O Tivar, O Tivar!/ Kulmi kombetar i tradhtise/ Vijne Kolonat Kosovare/ Ndjeke nga hajnit e Serbise/ Nane Shqipnia asht tmerrue!/ Bijte e nanes ç'ju ka gjete/Me ardhe serbi ju poshtnue/ dhe aty ku ju njeh shtet/// Ani kur kalone, o Kolone e Pare/ Duarte ne pranga, lidhe n'zinxhir litar/ O gjysma vdekun moj nane, gjysmen terheq zvarre// Gjysma e gjalle nje pike lote se çet/ Gjysmen e vdekur e ka amanet/ O porsi Krishti moj nane mbane kryqin e vet/ O sikur Krishti moj nane, me kryq bane gajret// Kishat rrethue, apel nji per nji/ O veç mungon, o nje Prift i ri/ O n'mes kolones moj nane/ Krishti i ngjalle ka hy/- O gajret vllazen ka thane, kesaj i thone TRADHTI!?// Kolona e lodhur energji ka marre/ Ne mesin e tyre Krishti i ringjalle/ O bashke me Priftin moj nane/ Vazhdojne per Tivar//// Ani kur kalone o Kolone e Dyte/ Pa buke, pa uje, zbathur, rraskapit/ O kane zgjate duart moj nane, uje e buke kane lype:/ -Per iza t'Zotit o Vllazen, na digjen mushkerite/ -Per iza t'Zotit o vllazen, tym na del nga syte// Serblite gjuajne, kolonen me ba zap/ Sigurimi gjuan, popullin me e prape/ Me kove n'dore nji Nane Shkodre, shtegun e ka hap/ Nje thike n'shpine e godet Nanen, kova u derdhe mbi gjake/ Nga kolonet zgjaten duarte, koven zbraze kane kape// Partia zemeruar del e gjitha n'shesh/ Me turmen e popullit fyta-fyt perlesh, medet Sigurimit moj nane, me i lehtesu peshe/ Medet ç'thirrin komunistet: -Parti moj trimnesh// Kolona e etur energji ka marre/ Koven e zbrazur e pasojne ne balle/ O mbajtsja e ujut mon nane, per uje t'ju heq malle/ O bashke me koven moj nane, etja ma si kalle/ O bashke me koven moj nane vazhdojne per Tivar///Ani kur kalon o Kolon e Trete: T'plagosur, t'semur, mjerim i vertet:/ - O n'doren tuaj o vllazen, Kolona therret/ Medet n'shesh ma nuk kish popull, veç Parti e Shtet/ -Vdekje fashistave- tane sheshi buçet/ Kolonet kundershtojne: -jemi kosovar/ Serblite kercenojne: - ma shpejt o te marre/ Medet komunistet moj nane gjithnji fitimtar:/ -O kelyshet e Xhaferr Deves, ju jeni tradhtar/ Druzhe, druzhe, e rrofte Tito t'ju vare ne litar// Kolona e nxehur, t'sheshit i peshtyjne/ Serblit gjuajne shqelma: -ma shpejte -ulerijne/ Medet komunistet moj nane, serbeve ndihme ju vijne/ Vazhdon
Vërtet habitem me shtrembërimet e ngjarjeve historike. Këtu nuk përmendet rroli i disa komunistëve partizanë - çetnik jugosllavë me në krye organizatorin Fadil Hoxha. Në marshimin tragjik në Tivar, F. Hoxha nuk dërgoj asnjë qytetar nga Gjakova sepse e dinte që do të ndodhte tradhtia - masakra. Turp si masakrohet e drejta historike dhe fajtor behën partizanet Shqipërisë kurse projekti i tradhtisë - masakrës ishte i Tito - Rankoviq përkatësisht serbo çetnike dhe disa shqipfolësve nga Kosova që kurrë nuk u zbardh e vërteta e le më të kërkohej drejtësi.