KOSOVA/ Mbahet nesër edicioni i tretë "Poetët e simfonisë"

11 Qershor 2025, 17:16Kulturë TEMA
KOSOVA/ Mbahet nesër edicioni i tretë "Poetët e

Në shenjë të kremtimit të 26-vjetorit të çlirimit të Kosovës, të enjten, më 12 qershor 2025, në orën 19:00, në restaurantin “Symphony”, do të mbahet edicioni i tretë i aktivitetit të përvitshëm letrar “Poetët e Simfonisë”, transmeton kultplus.

Në këtë mbrëmje të veçantë, magjia e vargjeve poetike do të shoqërohet me tingujt e bukur të kitarës në ambientin e mrekullueshëm e frymëzues të “Symphonisë”.

“Poetët e Simfonisë” është mbrëmje e autorëve: Lulzim Tafa, Xhevahire Izmaku, Binak Kelmendi.

Naime Beqiraj, Jeton Kelmendi, Bujar Tafa, Isuf Hoxha, Arben Veselaj, Jona Bajraj dhe Sali Bashota.

Lini një Përgjigje