“Puthlutja ime” është libri me poezi i autorit Alban Bala, një vëllim që sjell përjetimet personale të autorit mbi temën e dashurisë, jetës, ekzistencës dhe Zotit. Libri u promovua në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit, në një cikël takimesh me temë “Letërsia dhe kufijtë”.
Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit nisi një cikël takimesh me temë “Letërsia dhe kufijtë”, me në fokus letërsinë e qytezave, ku u promovua libri më i ri me poezi nga Alban Bala me titull “Puthlutja ime”. QKLL e vlerësoi “Puthlutjen” si një vëllim interesant me përjetimet personale të autorit mbi temën e dashurisë, jetës, ekzistencës dhe Zotit, transmeton RTSH.
“Ne ripohojmë nevojën tonë, në atë që është zemra e fuqisë së krijimit.”, tha Bala.
Alban Bala është edhe autor i librave “Orët e shtëpisë” dhe “Ikje nga shtrati”. Takimet e ciklit “Letërsia dhe kufijtë” do të vijojnë përgjatë gjithë muajit qershor.
Lini një Përgjigje