Chris Brown rrëfen anën e tij tjetër: Dal fshehurazi për të ndjerë veten si njeri i zakonshëm

11 Qershor 2025, 11:49Kulturë TEMA
Chris Brown rrëfen anën e tij tjetër: Dal fshehurazi për

Chris Brown ka ndarë me ndjekësit një detaj të rrallë nga jeta e tij, që tregon qartë ndikimin që fama ka në shëndetin e tij mendor. Në një postim në Instagram, këngëtari shkruan:

“Më pëlqen të dal fshehurazi vetëm, kur jam në qytete të ndryshme. Më ndihmon të ndihem si njeri dhe normal.

Kjo është shumë e rëndësishme për shëndetin tim mendor, sepse nuk mund të ec i lirë gjatë ditës. Më ndihmon të qëndroj me këmbë në tokë.”

Artisti shton se izolimi nga aktivitetet e zakonshme të përditshme mund të të çojë në çmenduri, duke nënvizuar presionin që vjen me jetën në qendër të vëmendjes, transmeton ora.

 

Lini një Përgjigje