Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit shprehu trishtimin e tij për ndarjen nga jeta të regjisorit të mirënjohur Leka Bungo.
“I trishtë lajmi për ndarjen nga jeta të ikonës së teatrit dhe filmit shqiptar, regjisorit të mirënjohur Leka Bungo. Trashëgimia e tij artistike do të jetojë përgjithmonë. U prefsh në paqe mjeshtër!”, shkroi ministri Blendi Gonxhja, në profilin e tij në rrjetet sociale.
Leka Bungo u nda nga jeta në moshën 81-vjeçare, pas betejës me një sëmundje të rëndë. Trupi i tij do të prehet në varrezat e Sharrës, shkruan atsh.
Leka Bungo ishte një artist i kompletuar, regjisor dhe skenarist brilant. Ai la gjurmë të pashlyeshme në skenën shqiptare me dhjetëra shfaqje teatrore dhe filma artistikë. Ishte një nga figurat më të respektuara të Televizionit Shqiptar, ku kontribuoi për vite me radhë në zhvillimin e produksioneve cilësore.
U prehsh...
Zoti Minister edhe JUuuuuuu? Edhe ju keni shkuar me Albën????? Po kush jeni ju qe gjykoni ..."mjeshter" ( lamtumira eshte e drejta juaj) ... " ikonë" ???? A mund te me thoni çfare dekorate apo titull nderi mbante ky artist??? Apo ju nga pozita e ministrit do te inicioni shenjterimin e tij mbas vdekjes duke i akorduar... V.Karlin ketyre muhabeteve. Mjeshtra te medhenj njifen nga i gjithe populli dhe komuniteti i artisteve se kush jane. Ikona qe ne jemi rritur ne ato vite qe ne moshen e brezit tone jeni dhe ju jane: Besim Levonja, Sander Prosi, Dhimiter Anagnosti apo Gjoka etj etj. Mos hiperbolizoni dhe perbaltni duke idolizuar aktor/regjizore/ senarist te nivelit mesatar ose deri diku edhe medioker qe here benin me qesh kuodrot e partise (shoqen Naunka ne Fier, apo Lenka Çuko ne Birone Politike/Tirane) dhe kur hyri dhimokracia me ato bythe lepirje qe kishte eksperimentuar vete i kthente ne sken k@re satirik dhe ironik.