
Vepra e poetit të ndjerë Petrit Ruka, mbërtheu publikun në një orë e njëzet minuta mbrëmjen e djeshme, duke përcjellë profesionalisht një nga shijet më të veçanta të artit skenik të performuara rrallë në sallën e teatrit të Tepelenës.
Interpretuar mjeshtërisht nga trupa e aktorëve dhe me një skenar të "goditur" nga regjizori dhe aktori Kudret Alika i shoqëruar nga aktorja e mirënjohur e ekranit Egla Ceno, kjo përzgjedhje poetike e shkruar prej mjeshtrit tepelenas, të ndjerit Petrit Ruka, preku të gjitha dimensionet sociale, me një tonalitet dhe emcion të papërshkrueshëm...
Lini një Përgjigje