Dje në orën 18:30 të pasdites ka ngritur siparin Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut (ose IHRFFA) 2024. Ky ishte i 19-ti festival.
Pjesëmarrja e të pasionuarve pas filmit ishte e lartë në lulishten e Akademisë Marubi në Kinostudio ku ishte vendosur dhe Ekrani i Madh. Pjesa e dytë e eventit u zhvillua në një nga sallat e brendshme. Ndërkohë që mbrëmja shoqërohej dhe nga një koncert dhe koktejl.
Nga ata që mbajtën fjalime ishte dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj si dhe rektori i Marubit Kujtim Çashku.
Veliaj tha (në anglisht dhe shqip) që të kuptonin dhe vizitorët e shumtë të huaj se: “po përurohej një hapësirë lirie” dhe “një oaz që ruhet me shumë vëmendje”. Ndër të tjera ai u shpreh se dikur zona e ish-Kinostudios ishte e pazhvilluar ndërsa sot duhet marrë si një shembull i zhvillimit rural.
Filmi që u shfaq kishte një tematikë interesante. Me titullin “Blix not bombs” i vitit 2023, ai përshkruan në mënyrë magjepsëse prapaskenat e luftës në Irak.
Personazhi kryesor dhe i intervistuari kryesor është Hans Blix, kryediplomat. Filmi gjithashtu përshkohet nga filmime autentike të incidenteve apo dhe luftës. Pjesa më interesante është në një moment kur një nga diplomatët thotë se “nuk luajtën sipas rregullave” duke nënkuptuar diplomacionë irakiane.
Ky film kundër luftës dhe pro paqes vetëm sa mund të frymëzojë një vend si Shqipëria që ka dalë dhe ajo nga një e kaluar sovjetike me bunkerë dhe armiq.
Moment tjetër i filmit është kur një diplomat tjetër kishte urdhëruar një “background search” nga CIA për Hans Blix dhe i zhgënjyer që nuk gjeti gjë në dosje u tregua dhe më i egër në diplomaci.
Nuk kishte rëndësi në Iraku kishte armë të shkatërrimit në masë, rëndësi duhej të kishte nëse e besoje se Iraku kishte armë të shkatërrimit në masë dhe çfarë duhej bërë për këtë. Kjo është dhe e vërteta pozitive e realpolitikës amerikane.
Një film me mesazh të fortë për një festival që synon të tejçojë mesazhe të forta. A.K./TemA
Lini një Përgjigje