Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, priti sot trojkën italiane të përbërë nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim e Zhvillim, Instituti Italian i Kulturës dhe ambasadori i Italisë në Shqipëri, Marco Alberti.
Gjatë takimit në mjediset e MTKS-së, u bisedua për shumë ide e projekte konkrete të përbashkëta që synojnë thellimin e bashkëpunimit në fushën e artit, krijimtarisë dhe kulturës.
Në qendër të bisedës ishin mundësitë për realizimin e Muzeut Italian në Tiranë, me koleksione arti italiane, bashkëpunimi me muzeun MAXXI si pjesë e marrëveshjes qeveritare Shqipëri-Itali për t’u nënshkruar në Romë, zhvillimin e eventeve të përbashkëta kulturore për vitin 2026, përfshirë fushat e kinematografisë dhe muzikës, rijetëzimin e Parkut të Arteve (Kinostudio) si dhe përgatitja e një pakete projektesh me rëndësi për artin bashkëkohor.
/atsh/
Lini një Përgjigje