Gonxhja: Shqipëria, zë i fuqishëm në mbrojtje të trashëgimisë kulturore

21 Maj 2025, 17:05Kulturë TEMA
Gonxhja: Shqipëria, zë i fuqishëm në mbrojtje të

Një delegacion shqiptar mori pjesë në takimin e 8-të të Shteteve Palë të Konventës së UNESCO-s 1970.

Në këtë takim, ku delegacioni shqiptar përbëhej nga Delegacioni i Përhershëm i Shqipërisë në UNESCO, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë, u nda përvoja dhe angazhimi në luftën kundër trafikimit të paligjshëm të objekteve kulturore.

Ambasadorja pranë UNESCO, Besiana Kadare theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe solli në vëmendje rastin e suksesshëm të rikthimit të 20 ikonave të trafikuara, mënyrë të paligjshme, dhe të rikthyera në dhjetor 2023 në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja theksoi se “Shqipëria është një zë i fuqishëm në mbrojtje të trashëgimisë kulturore”.

Gjatë këtij takimi, Shqipëria kontribuoi edhe në hartimin e një rezolute të re, me fokus në forcimin e kapaciteteve dhe parandalimin e këtij fenomeni global.

/atsh/

1 Komente

  1. G
    Gonxhja qe nuk cel

    Ke genjen ky idiot? Zbulimet arkeologjike sidomos ato te Durresit, jane shkaterruar ose vjedhur, dhe mbi zona te mbrojtura, jane bere ndertime ashtu si dhe ne Butrint, nga oreksi makut i beut te surrelit, per ti zevendesuar me hotele tuistike.Xhamite po i keni shtuar pa hesap dhe i keni restauruar, me ndihmen e birazereve turq dhe arab.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje