Hapet ekspozita e modës në Tiranë, Peqini: E rëndësishme për artin

21 Qershor 2024, 12:07Kulturë TEMA
Hapet ekspozita e modës në Tiranë, Peqini: E

Në Galerinë FAB është hapur këtë të enjte ekspozita e Atelierisë Tekstil dhe Modë.

Kjo ekspozitë është realizuar nga studentët e diplomuar të nivelit bachelor, ku paraqiten krijimet e të rinjve të cilët kanë përdorur mediume të ndryshme duke filluar nga punimet me tekstil e deri të prodhimi i copave.

Artan Peqini dekani i fakultetit te arteve te bukura u shpreh për Euronews Albania se kjo ekspozitë është shumë e rëndësishme pasi shfaq aktin krijues dhe përfundimtar të çdo studenti

“Sot jemi në ekspozitën e programit të studimit tekstil modë, natyrisht jemi në fazën ku të gjithë atelierët organizojnë ekspozitën përfundimtare të shkollës. Është një ekspozitë interesante sepse shfaq jo vetëm procesin mësiomor por dhe aktin krijues dhe përfundimtar që për çdo student është i rëndësishëm”, tha Peqini.


Gjithashtu ai theksoi se hapja e kësaj ekspozite është dhe një moment i rëndësishëm për konsumatorët e artit.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 24 qershor. A.K./TemA

Lini një Përgjigje