Çeta (banda e armatosur) e udhëheqësit rebel Sali Butka (1857-1938) në vitin 1912. Sali Butka është në mes me dorën në brez. Kolonjë, Shqipëri (foto: Dhimitër Vangjeli).
Salih Tahir Aliçka ose Sali Butka (1852-1938) ishte një nga udhëheqësit dhe luftëtarët e lëvizjes kombëtare shqiptare.
Sali Butka lindi në vitin 1852 në fshatin Butkë, në rajonin e Kolonjës në jug të Shqipërisë. Ai ishte një nga figurat më të shquara të Zgjimit Kombëtar Shqiptar dhe luftës për çlirim nga sundimi osman. Në fund të shek. XIX. ai punoi ngushtë me Petro Nini Luarasin për të promovuar gjuhën shqipe dhe për të mbrojtur shkollat dhe mësuesit shqiptarë.
Në vitin 1905, ai u bë anëtar themelues i Komitetit "Për Lirinë e Shqipërisë" në Manastir, i cili organizoi bandat e para patriotike. Po atë vit, ai themeloi bandën e parë kombëtare në shtëpinë e tij në Butkë dhe u shpall fillimi i kryengritjes së armatosur kundër osmanëve.
Në maj të vitit 1912, Sali Butka mori pjesë në Kuvendin e Pejës, i cili vendosi të niste një kryengritje të përgjithshme kundër Perandorisë Osmane. Pasi u kthye nga Kosova, ai, bashkë me Tajar Tetovën, organizuan në fshatin Frashër një mbledhje të madhe, ku morën pjesë krerët kryesorë të çetave kryengritëse të Shqipërisë së Jugut. Gjatë rrugës për të shkuar në atë mbledhje, çetës së Sali Butkës, i zunë pritë forcat turke dhe në grykën e Rrungajës, aty mbeti i vrarë, djali i dytë i Sali Butkës, Iljazi, i cili më pas u shpall dëshmor i atdheut. Në krye të forcave të bashkuara kryengritëse, Sali Butka çliroi Ersekën dhe më pas, bashkë me çetat e Spiro Ballkamenit e të Kajo Babjenit në gushtin e vitit 1912, ato çliruan Korçën.
Në vitin 1920, Sali Butka u zgjodh delegat i Korçës në Kongresin e Lushnjës, ku ai mbështeti formimin e shtetit të ri shqiptar. Ai vdiq në vitin 1938, duke lënë pas një trashëgimi të fuqishme patriotizmi dhe rezistence kombëtare.
Dhimitër Kristo Vangjeli (8 shtator 1872 – 1 prill 1957) ishte një fotograf shqiptar nga fshati Prodan në rajonin e Kolonjës. I shtyrë nga një pasion i fortë për fotografinë, ai e transformoi shpejt dyqanin e tij në një laborator fotografik megjithëse jo një studio të plotë , i cili sipas pasardhësve të tij, daton që nga fillimi i viteve 1900.
Vangjeli me pasionin e tij për fotografinë shëtiti në të gjithë fshatrat e Kolonjës duke u shndërruar në një person të njohur e të dashur për bashkëkohësit e tij. Si fotograf udhëtues, ai është ndër të paktët puna e të cilit u ndal në kapjen e jetës së përditshme të pothuajse të gjitha fshatrave në rajon, duke dokumentuar të gjitha fazat e jetës nga lindja dhe pagëzimi deri te martesa dhe madje edhe funeralet.
Fotografitë e tij shërbejnë si një pasqyrim i saktë i jetës në Kolonjë gjatë gjysmës së parë të shek. XX. dhe përfaqësojnë një arkiv të vlefshëm etnografik dhe kulturor.
Përgatiti : Hemelita Boriҫi
Na e nxorret edhe patriot nje kriminel si Saliu? Ai bashke me banden e tij qellim kishin pasurimin nepermjet plackitjes dhe ti po na e nxjerr patriot. Pika qe ste bie. Nese ka vrare ndonje ushtar turk i heq kapelen, por per fat te keq vetem ka djegur e plackitur fshatra si dhe nen kercenimin e armeve ka marre ryshfete nga popullsite qe banonin perreth zones ku ky kriminel ushtronte aktivitetin, perfshi edhe qytezen e kultures Voskopojen! Ndoshta Ali Pasha ka qene akoma me kriminel se ky, por te pakten edhe ka luftuar ndaj pushtuesit otoman. Po ky ishte kokrra e maskarait, c'patriot leshi!
Historianët ia kanë dedikuar rënies së qytetit një serie bastisjeve të banditëve shqiptarë myslimanë. Voskopoja në fillim u sulmua dhe pothuajse u shkatërrua nga këto grupe në 1769 pas pjesëmarrjes së vllehëve në revoltën greke të mbështetur nga Perandoria e Rusisë. Shkatërrimi i Voskopojës kulminoi me shkatërrimin dhe braktisjen e vitit 1788. Voskopoja dikur një qytet i zhvilluar vllah, u reduktua në një fshat të vogël nga shkatërrimi i bërë nga Ali Pashë Tepelena. Akademia e Re e Voskopojës ishte një institucion i rëndësishëm edukativ e arsimor, që veproi në Voskopojë në shekullin XVIII.[1] Këtu kryen mësimet dhe më vonë disa prej ish nxënësve të këtij institucioni u bënë mësimdhënësit më në zë jo vetëm të Voskopojës por edhe më gjërë në Ballkan.[2] Në këtë institucion mësoheshin lëndët mësimore si: greqishtja, matematika, fizika, astronomia, letërsia, filozofia, logjika, metafizika etj. Rektor i parë i saj ishte Sevast Leontiadhi nga Kosturi kurse më vonë atë e zëvendësoi pedagogu i shquar i Voskopojës Teodor Kavalioti. Në trupën mësimore bënin pjesë edhe Grigor Voskopojari, Gjon Bakërxhiu etj.[3] Nga kjo vatër e rëndësishme arsimore dolen nxënës të zotët të cilët më vonë do të bëjnë emër në fusha të ndryshme të dijes dhe të kulturës. Prej kuadrove që dolën nga ky institucion duhet përmendur: Dhanil Haxhiu, Kostë Berati, Theodor Haxhifilipi, Sava Jeromonaku,[4] Konstantin Xhehani,[5] etj . Sipas një përqasje tjetër rënia e qytetit ishte nga zhvendosja e rrugëve të tregëtisë në Europën Qëndrore dhe Lindore si pasojë e këtyre bastisjeve. Sot Voskopoja është një fshat malor dhe një vend i shenjtë për të Krishterët Ortodoks. Dikur konsiderohej atdheu i origjinës së diasporës arumune.