Sopranoja jonë e madhe që na ka bërë krenarë në mbarë kombin Ermonela Jaho ka mbajtur dje një koncert madhështor në Prishtinë.
Të pranishëm ishin dhe figura nga politika por dhe nga artet si kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministri Çeku.
Ermonela këndoi për publikun repertorin e saj të mahnitshëm që përfshinte dhe pjesë nga Traviata.
Ministri Çeku:” Një mbrëmje e jashtëzakonshme arti në Prishtinë
Festa e 26-vjetorit të çlirimit të Kosovës nisi me Ermonela Jahon, një ndër zërat më të veçantë të skenës operistike botërore, e cila solli emocion dhe madhështi në sheshin “Skënderbeu”.
Nën dirigjimin e Jacopo Siparit, e shoqëruar nga Opera dhe Filharmonia e Kosovës, ky koncert ishte dëshmi e potencialit dhe seriozitetit me të cilin po zhvillohet Opera e Kosovës.
Faleminderit të gjithëve që e bënë të mundur këtë natë të paharrueshme”.
A.K./TemA
ESHTE MBESA E XHA JAHOS NGA KUR ELESHI ,,,BRAVO ,,GEZUAR BAJRAMIN