Adele Bloch-Bauer është gruaja hebreje që Gustav Klimt e kishte pikturuar në veprën e tij të famshme “Woman in Gold”, vepër që ishte ekspozuar në shtëpinë e Adele deri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore.
Nazistët e përvetësuan këtë vepër të madhe të Klimt, dhe më pas kjo vepër mbeti pronë e Qeverisë Austriake, dhe u ekspozua në Galerinë Belvedere të Vjenës për gjashtëdhjetë vjet me radhë.
Në vitin 2000, mbesa e Ferdinand Bloch-Bauer, Maria Altmann, e cila emigroi nga Vjena në Los Anxhelos, paditi Republikën e Austrisë. Ajo kërkoi kthimin e pikturave të Bloch-Bauer Klimt, duke përfshirë portretin e Adele Bloch-Bauer.
Pas vëmendjes së madhe ndërkombëtare, Maria Altmann e fitoi gjyqin, dhe po këtë vepër e shiti për 135 milionë dollarë, çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për atë kohë, Sot “Gruaja në Ar” është e ekspozuar në Neue Galerie të New York./ KultPlus/
Lini një Përgjigje