“Idromeno - Shkodra, mbretëresha e arteve” - Ekspozitë me 111 vepra në Galerinë e Arteve të Shkodrës

20 Prill 2025, 12:17Kulturë TEMA
“Idromeno - Shkodra, mbretëresha e arteve” - Ekspozitë me

Në Galerinë e Arteve të Shkodrës është hapur ekspozita “Idromeno – Shkodra, mbretëresha e arteve dhe artistët e Alpeve shqiptare”, një ngjarje madhore që mbyll projektin “Psikologjia shqiptare në artet pamore” të Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë.

Kjo vepër është një nga zbulimet më të fundit. Prej vitesh ka qenë në fondin e Galerisë Kombëtare si vepër e regjistruar anonim dhe nga hulumtimet gjatë viteve patëm indicie dhe dyshime që mund të jetë e Idromenos,” u shpreh Olsi Laska, drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve.

… do ta kisha quajtur historike, sepse këto janë ekspozita që ndodhin shumë rrallë,” tha Fatmir Juka, drejtor i Galerisë së Arteve në Shkodër.

Në këtë ekspozitë janë përfshirë 111 vepra nga 76 artistë të njohur, që përfaqësojnë trevat nga Shkodra, Lezha, Malësia e Madhe, Mirdita, Laçi, Kukësi, Puka, Peshkopia dhe Tropoja.

Kjo larmi krijuese reflekton fillesat e artit laik dhe ndikimet perëndimore në zhvillimin e artit modern shqiptar.

Siç duket puna ka pasur një lloj vlere dhe vlerat i rezistojnë kohës, se ka shumë punë që nuk rezistojnë për arsye të ndryshme, nga pakujdesia, por edhe nga vlerat,” tha skulptori Ferit Kola.

Kam stilizuar si pamje edhe figurat brenda shqiponjës dhe e kam parë me një sy dekorativ,” u shpreh piktori Hajdar Danjolli.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 17 maj dhe është një ftesë e hapur për të gjithë artdashësit që të rikthejnë vëmendjen tek trashëgimia pamore e trevave shqiptare.

/RTSH/

Lini një Përgjigje