Jehona Varfi do të jetë drejtoresha e re e Cirkut Kombëtar.
Lajmin e bëri të ditur ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.
Jehona Varfi është diplomuar në Trashëgimi Kulturore nga Universiteti i Prishtinës në vitin 2010, me bursë të plotë nga Agjencia Austriake për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Edukim dhe Kërkim. Jehona Varfi ka ndërtuar një karrierë të pasur në fushën e menaxhimit kulturor dhe rinor.
Me një përvojë të gjerë në menaxhimin e projekteve strategjike, trashëgimisë kulturore dhe politikave publike, drejtoresha e re e Cirkut Kombëtar ka kontribuar në zhvillimin e politikave rinore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Përvoja e saj në institucionet shtetërore, përfshirë në disa ministri, si dhe përfaqësimi i Shqipërisë në Këshilla Ndërkombëtarë, e ka spikatur si një drejtuese me një vizion të qartë për potencialin e artit dhe kulturës.
Ministri Gonxhja tha se, drejtimi i saj sfidues në Cirkun Kombëtar pritet të sjellë një frymë të re dhe kreative, duke i dhënë një platformë më të gjerë artistëve të rinj dhe për të ngritur institucionin në nivelin që ai meriton, me një kalendar të pasur kulturor e bashkëpunime rajonale, si dhe në rritjen e kapaciteteve njerëzore.
pse kemi cirk ne ?Apo kot ca rroga nga shteti per patronazhistet
Pytja eshte dashnorja kujt eshte kjo,se nuk flitet kot ne popull,jan mbush zyrat me dashnoret e te virgjerve te rilindjes qe papritur na u bene me leke e dashnore.
cirk kombetar? lol sa patronazhista ka ai vend i qelbur islamik
Po cirk kemi eshte te Shkembi i Kavajes kur kthehesh per ne Elbasan. Do pyetesh po ku kthehesh per ne Elbasan te Shkembi i Kavajes dhe pergjigja eshte atje ku eshte edhe cirku dhe keshtu me radhe. Eshte nje cirk qe as ne MonteCarlo nuk e kane. Njehere ne vit vijne nga Kina, Rusia e vende te tjera per te mesuar se si manaxhohet nje cirk. Ne 2025 do te realizohen edhe disa kurse specializimi qe do te sjellin turista dhe valute ne Shqiperi. Do hame me luge prej ari nga cirku i Shqiperise. E tha edhe Blendi Gonxhja qe zhvillimi i cirkut eshte nje pike kthese e ekonomise se Shqiperise. Nuk do te duhet te punojme me, vetem te behemi pjese e cirkut, dikush ari, dikush elefande , dikush derr, dikush gjel etj. Hajde ta gezojme bumin ekonomik qe do te vij nga cirku. Ju lutem beni gati thaset qe te ruani valuten qe do te fitoni nga cirku. P.S: Ju lutem te mos perdoret me termi patronazhiste duhet ti quani sekretare te partise