Programi i BE, EU4Culture ndau lajmin se konservimi i pikturave murale të shekullit XV, në kishën e Shën Antonit në Kepin e Rodonit, po përparon.
Ky sit i vlefshëm i trashëgimisë i është nënshtruar stabilizimit emergjent përmes programit EU4Culture, i cili ndau online një album fotografik me pamje nga punimet që janë duke u kryer dhe që mundësojnë konservimin e pikturave të çmuara brenda kishës.
Dr Edlira Çaushi drejton këtë përpjekje konservimi, së bashku me ekipin e saj për të ruajtur atë çka ka mbetur nga pikturat murale.
Ndërsa vepra e artit e ruajtur mbulon një sipërfaqe relativisht të vogël në krahasim me brendësinë e kishës, mbeten disa veçori të jashtëzakonshme. Ndër pjesët më të ruajtura të pikturave ndodhen në pjesën e poshtme të absidës, nën nivelin e dyshemesë dhe motive të dukshme përfshijnë një shqiponjë dykrenare me krahë të hapur ose një figurë që i ngjan një kalorëseje grua.
“Jemi të entuziazmuar kur shohim këtë pjesë të rëndësishme të historisë duke u restauruar me kujdes për ta vlerësuar brezat e ardhshëm”, shkruan EU4Culture. A.K./TemA
Kisha e Shën Antonit?! Nuk ështê më kisha e Shna Ndues?!
Eshte i sakte titulli i shkrimit? Ne Kep eshte nje kishe me emerin Shna Ndou, ne Shetje nuk ka kishe sot, gjurma kishash te vjetra ka, ne Draç Kisha e Shna Vlashit e ne Bize kisha e Shna Kollit
Shna Nu(e) e Shen Antoni/. Kisha katolik e kepit te Rodonit asht mbi njemije vjeçare. Ajo u perdore si pike intervenimi (zbarkimi) nga kryqezatat katolike qe rifilluan drejtim lindjes me 1096. E zura kete rast sepse Kryqezata e pare, gjeti para ardhesit tane dikush katolike e dikush ortodoks. Ortodokset ishin çfaqur si parahegjemoni e serbeve. Populli jone kishte qene antiortodoks duke i rezistuar ortodoksizmit grek fillimisht me paganizem. Me çfaqjen e serbeve ne Ballkan te cilet predikonin gjithashtu ortodoksizmin, ata qe ishin nenshtruar me force nga ortodoksizmi grek duke kerkuar nje pike per t'i bere balle ekspasionit(asimilimit) grek, ju duk si zgjidhje afrimi me kishen ortodokse serbe. pjesa me e madhe pagane qe i kishte rezistuar ortodoksizmit grek kishte kohe (shume para) qe punonte me Romen duke e kerkuar shpetimin nga katolicizmi. Tkurrja nga ekspasioni ortodoks grek dhe me vone nga ekspasioni nacionalist serbosllave kishte bere qe populli jone, ne gjendje te paster racore(i paperzier) te strukej ne perendim te territoreve ilire, i strehuar ne pyjet e dendura te shqopës (shqëpës). Kur kryqezata e pare katolike u çfaq, peshperitet(gojdhane) qe i pari i tyre(me i vjetri) ishte Van Mega. Ky popull , me çfaqjene kryqezates, u katolizua dhe beri mundesin e zgjimit te sivllezerve te tjere nga Nishi, Selanik e Athine qe shkonin duke u asimiluar. Ketu e merr fillimin emri Shqëpëri, qe me kalimin e kohes u limitua(rreshqiti) shqiperi. Shen Antoni ka qendruar ne detyre ne kishen e Kepit te Rodonit ne vitin 1860, kurse Shna Nue ka jetuar(çfaqur) nja 60 vjet me mbrapa se te vendoset krishterimi zyrtar ne Rome. Kisha asht rinovuar e modeluar disa here dhe ne kishe ka qene varri i shen Antonit. Sherimi i femijes duhet t'i perkas Shna Nu-es. Ne kohen e Zogut u mendua qe kisha te kalonte ne malin e Kurbinit(Laçit) pasi ishte mundim i madh per njerzit qe kishin perqafuar katolicizmin deri ne Kruje, Milot Burrel e Tirane, e per çdo feste fetare duhet te merrnin rrugen e larget per ne Kepin e Rodonit. Kisha u ndertua ne malin e Kurbinit, por njerzit vazhdonin te shkonin tek kisha mëmë qe ishte ne Kepin e Rodonit. Atehere u vendos prishja e saje(ne kohen e Zogut). Gojdhana tregon se shkuan nje toge ushtar me oficerin. Ata u sulmuan nga grerezat dhe oficeri me dy ushtare gjeten vdekjen. Keshtu qe ajo nuk arriti te shkatrrohej plotesisht. Keshtu fjala Shqipëri vjene nga fjala Shqëpëri(druri i shqepes) dhe asht zgjimi qe i dhane fiset e shqëpës rizgjimit kombetar Nish, Shkup, Selanik e Athine. Keshtu keto fise te shqëpës u bene shqiponje, te cilen sot e kemi ne flamur. Njera koke e saj tregon Nishin e tjetra Selanikun. E le te lutemi te gjithe shqiptaret me nje za: Per Shna Nu!!! ???