Në ambientet e odeonit në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve në Tiranë u organizua një aktivitet krejt i veçantë ku Kryegjyshi Botëror Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj pas promovimit të librit të tij “Nefes jeta ime, ka festuar edhe datëlindjen e tij me miq dashamirës dhe besimtarë të shumtë.
Për kryegjysh Brahimajn ky vëllim me poezi shpirtërore ka qenë një refleksion i pranisë së shenjtë tek vetë ai dhe se tek besimtarët dhe lexuesit kërkon të përcjellë frymën e vëllazërisë, paqes dhe prosperitetit.
“Sa më të kuptueshëm për lexuesit duke redaktuar të gjitha ngjarjet me rëndësi në jetën time. Në mënyrë që të gjithë besimtarët të kuptojnë që të gjitha vështirësitë, sakrificat e jetës por dashuria e madhe ndaj zotit më ka sjell deri këtu ku jam sot. Mësimet nga e kaluara dhe njerëzit me potencë shpirtërorë dhe mendore që më kanë rrethuar kanë ndërtuar tek unë njeriu që jam sot . jam lindur dhe rritur nga dy prindër besimtar të përkushtuar ndaj bektashizmit. Që në fëmijërinë time kam dashur që çdo vepër të ketë vlerë dhe çdo vlerë të burojë nga rrënjët e bektashizmit. Ndikimi i baba Reshat Bardhit dhe Dede Ahmetit kanë qenë një ogur uratë që të mësojë prej tyre dhe në të ardhmen të ndjek gjurmët e tyre.”-u shpreh Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve
Në këtë aktivitet u shfaq edhe një dokumentar i shkurtër që tregon rrugëtimin shpirtëror të kryeklerikut bektashi Haxhi Dede Baba Edmond Brahimajn si dhe kontributin e tij të çmuar në vazhdimin e rrugës se Baba Reshat Bardhit për ringritjen e bektashizmit, vendeve të shenjta dhe humanizmin ndaj komunitetit bektashi në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe kudo ku ka bektashinj.
/RTSH/
Lini një Përgjigje