Më 8 maj 1937, Mbretëria shqiptare shpalli ligjin për ndryshimin e emrave të qyteteve, të katundeve, të lagjeve e të lumenjve.
Objekt i këtij ndyshim do të ishin edhe emrat, të cilët kishin zanafillë të huaj si pasojë e okupimit të Shqipërisë.
Krahas reformimit të legjislacionit vendas, gjatë kohës së monarkisë, do të ishte i nevojshëm edhe unifikimi i terminologjisë së toponimeve, duke iu përshtatur drejt jo vetëm figurave shqiptare, por edhe atyre me impakt të konsiderueshëm në historinë e vendit.
Megjithatë, ky ligj nuk arriti të depërtonte thellë në kulturën popullore lokale, pasi shumë banorë u referoheshin emërtimeve të dikurshme të zonave.
Po ashtu, ligji do të ishte jetëshkurtër, si pasojë edhe e pushtimit Italian. Atëkohë, kryesisht emrat e bulevardeve dhe të lagjeve do t'i përshtateshin zërave fashistë.
/Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave/
Nje ligj i mire qe i sherbente ndergjegjesimit kombetar te Shqiptareve.
Ishte i keq shume Zogu. Donte te shqiperonte emrat e fshatrave dhe qyteteve. Hej bela. Po shyqyr qe erdhi xhaxhi dhe emri i shemtuar sllav Kuçove i dha emrin e bukur Stalin qe edhe ky sllav eshte por eshte i bukur.
Impakt???!!! Ne perdorim Efect
Kam pregatitur nje punim per emrat e vendeve qe te shkruhen shqip(ilirisht), latinisht dhe serbisht. kam nje mike qe merret mire me shkrime dhe asht erudit. Tha e ke me gabime! Ku i them? thot ke nje rreshqitje se kur ke vendosur toponimin Fllatin(!) e serbisht asht Sllatine jane te dy fjale serbe. I thash je i sigurt se e disha deri diku por nuk jam prefekt ne gjuhen serbe. -Jo, jo me tha edhe une nuk jam prefekt por per kete jam i sigurt. Ateher i thashe: nje fjale qe gjendet ne shqip, e serbisht asht ilire, e nje fjale qe gjendet ne shqip, serbisht e rusisht asht serbe, pasi serbishtja e shqipja kane shume fjale nder veti sepse shume ilir jane vdekur e asimiluar nga sllavet ashtu siç e thone dhe maqedonsit, dhe nje gjuhe e vdekur gati si latinishtja lenë ngarkesa ne periferin ku asht mposhtur. qeshi dhe pastaj vazhduam me fjalen SOFËR. Asht Shqiptare, greke apo latine. Sofer tryeza e moçme ku ofrohesh per te ngrene. I thashe Latinet i thone foljes Offre dhe kur e kthen vetvetore i thone S'offre.Dialekti jone i vjeter i thot ofrohem pasi turpi i drejtshkrimit i thot afrohem dhe objektit i themi Sofre. me tha hejde mbushu mendjen grekeve. pastaj u grindem per fjalet: oborr, aksham,oxhak etj. I thash jane fjale ilire ose iliro-latine. Nuk ka mundesi, ke lajthitur jane turke. Po i thash Stambolli ka qene i banuar me shumice latine deri kur erdhi Sulltani i Madherishem. Pastaj dialoguam se shqipja asht çelsi i frangjishtes dhe shume fjale te perbashketa me gjuhen angleze. U kanaqem, asht e vertet se shqipja e meriton kete? Brezat qe vine duhet te korrigjojne drejtshkrimin. pershembull SHTEPI, gegnisht i themi SHPI. nga kjo rrjedhe folja SHPIHEM. Atehere po te ruajm drejteshkrimin duhet t'i themi SHTEPIHEM. E kam lexuar dhe propozimin e mbretit duke nderhyre edhe ai sikur di. Por Mbreti ka punen e tij e sduhet te futet ne punet e te tjereve si Enver Hoxha,a u mbolle misri, a u korre misri.