Mjeshtri i tik-takut, Muharrem Shkreli na tregon për zanatin e vjetër

12 Gusht 2025, 14:48Kulturë TEMA
Mjeshtri i tik-takut, Muharrem Shkreli na tregon për zanatin e vjetër

Në botën ku koha matet me mekanizma të hollë, në çdo rrahje tik-taku të orës, mjeshtri sahatçi Muharrem Shkreli ruan me përkushtim një zanat të vjetër, që lidh të kaluarën me të tashmen.

Jam tash 46 vjet sahatçi, qysh në ’79-ën. Kishte tre tipa orësh më të përdorura: zvicerane, sovjetike dhe japoneze. Prej sahateve me kurdisje erdhën sahatet me vetëkurdisje, mbasandaj nga vitet ’95 e mbrapa filluan të vinin orët elektronike,” tregon z. Shkreli.

Mjeshtri i sahatçisë tregon se ka ende klientë që kanë nostalgji për orët e vjetra.

Orët e vjetra janë më tepër për nostalgji ose për koleksionistët,” thotë sahatçiu.

Mjeshtri ndan mendimin e tij për të rinjtë që duan të marrin në dorë këtë zanat dhe këshillën që ai jep për të mos u shuar tradita.

Kjo është punë me mund shumë. Do djersë, pasion. Ky zanat duhet ndjekur, se është zanat që tërë jetën ka për të qenë i kërkuar, sepse ora, përderisa bëhet dhuratë, ka vlera të jashtëzakonshme,” shprehet z. Shkreli.

Në çdo orë që rreh, fshihet një histori e paharrueshme dhe pasioni i një mjeshtri që mban gjallë traditën dhe magjinë e kohës.

- RTSH-

Lini një Përgjigje