Rama: Në Gjirokastër është rikthyer “Iso mbi kalldrëm” (VIDEO)

12 Gusht 2025, 09:42Kulturë TEMA
Rama: Në Gjirokastër është rikthyer “Iso mbi

/ Kryeministri Edi Rama ndau dje pamje nga qyteti i Gjirokastrës, i cili është një ndër destinacionet më të preferuara nga turistët në vend, shkruan atsh.

Në këtë qytet po zhvillohet festivali i isopolifonisë “Iso mbi kalldrëm” me të madhin e këngës polifonike Arjan Shehu dhe grupi “Ergjëria” që çelën të parën e mbrëmjeve për shumë grupe të tjera.

“Në Gjirokastër ku këndon çdo rrugicë e  mbajnë iso dhe gurët, është rikthyer “Iso mbi kalldrëm” me të madhin e këngës polifonike Arjan Shehu dhe grupi “Ergjëria” që çelën të parën e mbrëmjeve për shumë grupe të tjera”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

“Ju presim në Gjirokastër, gjatë gjithë gushtit për t’iu bashkuar isos sonë, pasuri e çmuar e qytetit të gurtë me shpirt të ergjendtë”, thekson kreu i qeverisë.

Edhe këtë gusht, ashtu si çdo verë u rikthye në Gjirokastër “Iso mbi kalldrëm”, ku morën pjesë grupe folklorike të qytetit ndërsa organizimi i dha gjallëri qytetit.

Aktiviteti tërhoqi vizitorë të shumtë, përfshirë edhe turistë të huaj, të cilët bëhen kuriozë për këngën me iso.

Ky organizim do të vijojë gjatë gjithë gushtit dhe do të marrin pjesë grupe folklorike nga të gjitha njësitë administrative të Gjirokastrës.

1 Komente

  1. E
    ERTV

    O artist, pikturist ! Sikur ke rrënë ca o xhan i Anesë! Sikur po s'fumohesh ca. Shiko se po të bie turrizmi... Pikiadë quhet në avicion. Nga 10 po shkon tek 8. -20% rrënie quhet. Mos rri në Dhërmi vetë i rrethuar nga çerat servil që presin se çfarë do bësh ti me kabinetin. Një Rinas hyrje aeroporti nuk kontrolloni dot. Përgjegjës je ti dhe vetëm ti !. Të jesh i bindur se funding do t'a kesh edhe më të keq se Saleh-u dhe Likja. Puno për oligarkët e vidh me ta se kujton se populli është budall.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje