Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i njohur, Shehu: Arti shqiptar humb një vlerë të spikatur të tij

3 Dhjetor 2024, 12:43Kulturë TEMA
Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori i njohur, Shehu: Arti shqiptar humb

Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka njoftuar në Facebook largimin nga jeta të aktorit dhe regjisorit të njohur shqiptar, Bernard Kokalari.

Në mesazhin e tij, Shehu theksoi kontributin e veçantë të Kokalarit në artin shqiptar dhe vlerën që ai përfaqësonte për qytetin e tij të lindjes, Gjirokastrën.

“Arti shqiptar humb një vlerë të spikatur të tij,” shkroi Shehu, duke nënvizuar rolin e Kokalarit si një qytetar i nderuar, një familjar i dashur dhe një kontribues i madh në fushën e artit.

Ai shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta për familjen, kolegët dhe të gjithë ata që ndjejnë këtë humbje.

Kokalari do të mbahet mend si një emër i rëndësishëm në historinë e artit dhe teatrit shqiptar, i cili la pas një trashëgimi të çmuar për komunitetin artistik dhe qytetarët. Ngushëllime për familjen dhe miqtë e tij.

1 Komente

  1. G
    Gostivari Dardan

    I NDRISTË SHPIRTI PËRJETËSISHT! Gjurmët e rilindjes kombëtare po fanosen. Ngushëllime familjes!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje