Ne shqiptarët e pavërtetë

6 Tetor 2024, 20:16Kulturë Nga Ardian Vehbiu

Gjatë një bisede të shpenguar, një “komshi” çadre në plazh me interesa albanologjike më shpjegoi se “arbëreshët (e Italisë) janë shqiptarët e vërtetë.” Nuk ishte e para herë që ma thonë këtë dhe as do të jetë e fundit: mite të tilla tashmë riprodhohen pa fré, në kuptimin që nuk ka çfarë t’i kundërshtojë; dhe aq më pak kultura reflekse (tek e fundit, ça të keqe ka?)

Jetojmë në kohët kur shumë shqiptarë obsesionohen me të shkuarën dhe bëjnë të tyret gjithfarë informacionesh dhe bindjesh dhe hipotezash të pasakta, shpesh të rreme. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, i përdorin këto pseudo-dije si premisa për të ngritur arsyetime dhe për të hyrë në debate.

Deluzioni i shqiptarëve të vërtetë, edhe pavarësisht nga arbëreshët, parakupton se ka shqiptarë “të vërtetë” dhe “të pavërtetë” – këta të fundit nënprodukt i ndonjë aksidenti historik, ende të ndreqshëm. Ideja këtu është se cilësia e identitetit tonë etnik (nuk po e quaj “kombëtar”) ka ardhur duke u prishur deri në jetërsim; dhe se ne të sotmit, që e quajmë veten “shqiptarë”, jemi, në fakt, viktima të një rënieje, me konotacione biblike – meqë edhe ne dikur kemi mëkatuar, duke u larguar nga vetvetja. Ose thelbi i vetvetes…

Arbëreshët, që në narrativën kombëtariste janë ata “shqiptarë” që u larguan nga “Shqipëria” për t’i shpëtuar “turkut”, dhe gjetën strehë në brigjet përbri, i shtojnë një element të ri identitetit të “shqiptarëve të vërtetë” – sepse këta e lanë atdheun e tyre para se ky të pushtohej prej Perandorisë Osmane dhe të fillonte islamizimi, ose konvertimi i një pjese të shqiptarëve në Islam. Sipas kësaj narrative, që i sheh arbëreshët si “shqiptarë të vërtetë”, atëherë kalimi i shqiptarëve të tjerë nga të vërtetë në të pavërtetë i detyrohet shekujve të kaluar nën sundimin osman; kohë gjatë së cilës ndodhën gjëra të tilla si konvertimi në Islam, hyrja e “turqizmave” në shqipe dhe adoptimi i një kulture “orientale”.

Perspektiva sipas së cilës “rënia” e shqiptarit nga vërtetësia në pavërtetësi i detyrohet kontaminimit me Islam, është e krishterë folklorike naive, edhe kur nuk duket e tillë. Ndonëse jo gjithnjë, këmbëngulja për “shqiptarë të vërtetë”, nënkupton një dëshirë, një aspiratë në mos vullnet, për t’u kthyer tek “e vërteta” nëpërmjet konvertimit a braktisjes masive të Islamit prej shqiptarëve, operacion që tingëllon si të jetë projektuar në makthe kryqtarësh të Mesjetës.[1]

Për arbrit e periudhës para-osmane historianët nuk dinë shumë; përtej kronikave të skënderbejadës dhe të përpjekjeve të tjera për të penguar vërshimin osman drejt Perëndimit dhe disa pemëve gjenealogjike të familjeve feudale. Dihet edhe se shqiptarët e sotëm janë vazhdues të atyre arbërve, njëlloj si janë vazhdues të atyre arbërve arbëreshët e Italisë dhe arbërorët e Greqisë, ose arvanitët. Të tri këto degë kanë pësuar ndryshime, pas shekujve XIV-XVI, por për mungesë kontaktesh, kanë ndryshuar në mënyrë të pavarur nga njëra-tjetra.[2]

Arbëreshët në Itali e kultivojnë, prej të paktën dy shekujsh, mitin se ata janë vazhdues besnikë të arbërve që u larguan nga trojet e tyre në Ballkan, për t’u vendosur në Itali; duke e lidhur identitetin e tyre etnik me “Motin e madh”, “Skënderbeun” dhe epopenë e luftërave kundër “qenit turk”. Nuk ka ndonjë arsye të merret kjo legjendë si dëshmi e së vërtetës historike. Historianët dhe gjuhëtarët që janë marrë me këtë punë kanë vënë dukje se pjesa më e madhe e arbëreshëve vijnë nga troje të Shqipërisë së Jugut dhe të Çamërisë, që nuk e përjetuan nga afër skënderbejadën; se shumë syresh e kanë kapërcyer detin për arsye ekonomike (që mund të kenë pasur lidhje me pushtimin osman, por jo patjetër); se shumë nga arbëreshët kanë mërguar në Itali nga Moreja (Peloponezi), jo nga trojet që jemi mësuar t’i këqyrim sot si “shqiptare”.

Një pjesë e arbëreshëve me kohë u asimiluan në popullsitë vendëse; një pjesë tjetër e ruajti identitetin etnik që kish sjellë nga Ballkani. Kjo ruajtje, që disa e shohin si virtyt heroik, me gjasë ka të bëjë me shumë me identitetin fetar të arbëreshëve, në masë të madhe katolikë të ritit bizantin, ndryshe nga popullsitë “italiane” në fqinjësi me ta. Unë besoj që Kisha, si institucioni më autoritar dhe i veneruar në komunitetet arbëreshe, luajti rol vendimtar në kultivimin e identitetit dhe të mitit “arbëresh”, edhe ngaqë ky identitet i përveçëm i shërbente mbijetesës së kishës vetë. Në çdo rast, arbëreshët e sotëm janë një kombinim i ruajtjes dhe i risisë; këtë e dëshmojnë edhe të folmet e tyre, edhe zakonet, edhe folklori, edhe institucionet. Dallojnë prej shqiptarëve të Ballkanit jo vetëm ngaqë kanë ruajtur gjëra që shqiptarët e Ballkanit i kanë ndryshuar; por edhe ngaqë kanë ndryshuar gjëra që shqiptarët e Ballkanit i kanë ruajtur. Për ta thënë me një kakofoni, shqiptarët dhe arbëreshët kanë ndryshuar ndryshe.

Më tej, të thuash që “arbëreshët janë shqiptarët e vërtetë”, parakupton se arbëreshët janë shqiptarë, gjë që nuk mund të merret si e mirëqenë, madje që ka nevojë për t’u sqaruar me kujdes. Është dëshmuar që arbrit e Ballkanit para-osman filluan të quajnë veten “shqiptarë” dikur gjatë shekullit XVIII, për arsye që ende nuk janë kthjelluar mirë. Arbëneshët e Dalmacisë, që u larguan nga Kraja për të themeluar një ngulim afër Zarës (Arbanasi) dikur në fillim të shekullit XVIII, nuk e njihnin fjalën “shqiptar”; dhe aq më pak e njihnin atë fjalë arbëreshët e Italisë dhe arvanitët.[3] Nga kjo perspektivë, arbëreshët e Italisë dhe arvanitët janë arbër jo shqiptarë; sepse identiteti shqiptar, që i bashkëlidhet emrit etnik shqiptar, u kristalizua gati dy shekuj pas largimit të tyre, si pasojë rrethanash dhe shndërrimesh historike, demografike dhe kulturore, në të cilat arbëreshët dhe arvanitët nuk morën pjesë.[4] Disa shqetësohen kur ua thua këtë; por kjo u vjen nga mendjengushtësia.

Çështjen këtu e ndërlikon një konflikt mes ekzonimit Albanese, Albanais, Albanian dhe endonimit shqiptar. Shumë gjuhë dhe kultura europiane i njohin edhe shqiptarët, edhe arbrit, si Albanesi; arbëreshët e Italisë quhen, prej italianëve Albanesi, me të njëjtin emër si ne të Ballkanit. Etnonimi shqiptar, që ne përdorim për t’u identifikuar si popull, nuk njihet jashtë shqipes (me ndonjë përjashtim që nuk ngre peshë në diskutimin e këtushëm). Ndodh rëndom që kur përkthehen tekste nga italishtja, por edhe nga gjuhë të tjera, fjalë si Albanese, Albanian etj. të përkthehen automatikisht si “shqiptar” – madje edhe kur flitet për arbrit e Mesjetës dhe arbëreshët e Italisë. Ashtu, emrin e gazetës së njohur të De Radës, “L’Albanese d’Italia”, të themeluar në 1848, e sheh rëndom të përkthyer si “Shqiptari i Italisë”. Kjo pasaktësi shpesh nuk bën dëm; por në kontekste diskursesh historike dhe identitare, mund të bëhet shkas për rrafshime të panevojshme dhe të mbështetë mite të pavërteta.

Për ta mbyllur, miti i arbëreshëve si “shqiptarët e vërtetë” nuk ka bazë: (1) sepse vetë koncepti i shqiptarit të vërtetë nuk ka kuptim as historik, as sociologjik, as kulturor; (2) sepse supozimi që shqiptarët “e vërtetë” (të pastër, të mirëfilltë) i gjen në të shkuarën është i pambrojtshëm; (3) sepse ideja e “rënies” (biblike) të shqiptarëve, për shkak të kontaminimit osman/islamik i përket folklorit të krishterë; (4) sepse arbëreshët e sotëm dhe shqiptarët janë vazhdime të etnisë së Arbrit në Mesjetë, por që kanë ndjekur rrugë të ndryshme historike, duke ndryshuar ndryshe; (5) sepse identiteti “shqiptar”, i shprehur nëpërmjet etnonimit shqiptar, u përftua në arbrit e Ballkanit të paktën dy shekuj pas emigrimit të arbëreshëve, dhe nuk ka asnjë gjurmë të tij në ngulimet e këtyre të fundit; (6) sepse identiteti kombëtar i çdo populli nuk themelohet vetëm mbi çfarë është ruajtur nga e shkuara, por edhe mbi çfarë është adoptuar si risi, në rrjedhë të shekujve.

 

___________
[1] Nuk e kam fjalën për konvertimin e lirë personal, familjar ose edhe të një komuniteti si shprehje elementare e lirisë së besimit; por de-konvertimin e frymëzuar ideologjikisht, nga bindja se kthimi në fenë e të parëve do të sjellë ndonjë lloj “shelbimi” madhor; ose nga predikimi i këtij shndërrimi për oportunitet politik, si një reformë e domosdoshme, në rrugën e shqiptarit drejt Europës.

[2] Para se të fillonte emigrimi masiv drejt Greqisë së Jugut dhe ishujve, dhe pastaj Italisë së Jugut, arbrit ishin formuar tashmë si popull; por duke zgjeruar territorin e tyre, ata edhe përjetuan një dobësim dhe deri edhe zhdukje të komunikimit mes tyre. Arbri që jetonte, të themi, në Peloponez nuk do të komunikonte më me arbrin që jetonte në rrafshin e Dukagjinit. Le të mbajmë parasysh se në atë kohë – në shekujt XI-XIV, nuk kishte as shtet të konsoliduar të Arbrit, as institucione të njësuara, as shkollë shqipe (po e quaj kështu për lehtësi) dhe as kishë që të përdorte shqipen si gjuhë liturgjike, siç nuk ishte as shkrim dhe as kulturë që të qarkullonte nga një vis në tjetrin; mungonin pikërisht ata faktorë që sot garantojnë njësimin identitar të shqiptarëve, kudo ku jetojnë në Ballkan. Kujtesa historike përdorte rrugë të tjera, shpesh të pakuptueshme për ne sot. Sa për të sjellë një shembull, Cikli i Kreshnikëve nuk ruan gjurmë të viteve të Skënderbeut dhe të luftërave kundër osmanëve. Për arsye të ngjashme, më duket e pagjasë që arbrit në Peloponez të kishin dëgjuar masivisht për çfarë po ndodhte në Arbëri në vitet 1444-1478. Mund të supozohet se edhe gjuha që flisnin arbrit aso kohe ishte e ndarë në dialekte që filluan të mos komunikonin mes tyre, çfarë krijoi truall të përshtatshëm për diferencime ndonjëherë të mëdha; madje edhe sikur të mos ketë bazë modeli i Stadtmüller-it, për eksplozionin demografik të arbërve në Mesjetë.

[3] Shih për këtë edhe studimin tim EMRI I SHQIPTARËVE NË ALBANIA VENETA – Peizazhe të fjalës

[4] Këtu dhe gjetiu i referohem, për natyrën e ndërrimit të etnonimit, monografisë Shqiptar dhe shqa: histori popujsh përmes dy emrave etnikë, të Bardhyl Demirajt (Naimi, Tiranë 2014). Megjithatë, për këtë ka literaturë të gjerë, me kontribute të vyera nga Çabej te Myderrizi, Sedaj, Ismaili, Shaban Demiraj dhe Bardhyl Demiraj.

______________

© 2024 Peizazhe të fjalës™. Të gjitha të drejtat të rezervuara. Imazhi në kopertinë është realizuar me Midjourney. Botohet ne gazeten Tema me leje te autorit

 

30 Komente

  1. J
    Ja kaq

    Filloni shani tani,

    Përgjigjjuni
    1. R
      RKS

      Eshte nje thenje shpotitese qe "shkolla e teperte te ben budall" por qe ne rastin e ketij Vehbiut si duket diagnoze e sakte. Osmanet me shpate erdhen e me pushke e topa u ndoqen. Nuk ishin as clirues, as nuk "bashkeqeverisem" me ta por thjeshte erdhen per te zaptuar dhe plackitur. Perandoria mund te kooptonte individ nga kombesite e pushtuara, por per popullin shqiptar ne teresi pushtimi ishte nje katastrofe vertete pasi solli pos prapambetjes kulturore dhe materiale (shkeputja nga turngu europian) edhe dallime fetare. Rilindasit e gjore u munduan te krijojne nje fill te perbashket dhe te bashkojne ate substance kombetare qe ka mbetur dhe zgjodhen gjuhen dhe etnine e perbashket si faktor perbashkues se bashku me heroin kombetar Skenderbe. Disa budallenje (ose edhe keqedashes) thone se keto jane mite. Po cili popull nuk ka mite? ShBA kane "etrit themelues" qe krijuan nga hiqi shtetin me te fuqishem te botes. Ashtu edhe popujt tjere kane narrativat e tyre te gjenezes. Pse shqiptaret nuk u dashka te kene narrativen e tyre? Turqit disa halabak primitiv aziatik erdhen dhe bene te vetin Anadollin dhe te shurdhojne me propagande otomane (si autori i shkrimit) ndersa shqiptaret autokton ne vendin nuk paskan te drejte qe vete te tregojne tregimin e tyre te gjenezes siq duan.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Ladi

        Flet për budallallepsje nga shkollimi, RKS, që është akronim i e mrit tënd, Rrotë Kari. Mbase ndonjëherë të kalon nëpër mend se kërriç i gomarit ke mbetur vetë ti. Laj gojën e mbushur me mut kur të flasësh dhe duart e zhytur në mut kur të shkruash për të tjerët.

        Përgjigjjuni
        1. R
          RKS

          Mutin do ta leme ty per konsum pasi e paske aq qef. Shkollimi gjithashtu verehet nga fjalori. Per fund pirdhu o turkoshak.

          Përgjigjjuni
          1. G
            Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

            Shkrimi yt ishte objektiv. E sa per kete turkoshakun, lere te livadhisë e mos u merr me te.

            Përgjigjjuni
      2. M
        Myslimanët ku do në botë nukë janë të dhënur pasë

        Shumica e myslimanve, ku do në botë, jo veç myslimanët shqip foles, nukë janë të dhënur pasë kombit, a po nukë e indifikonë vetën me parardhsit, a po me gjuhën e nënës. Se pse feja islamë, ështe një fe e re po ta krahasosh me krishtrimin. Dhe myslimanët shumicën e lutjeve i bën në gjuhën Arabe, dhe si kështuë shumica e myslimanve e quanë gjuhën Arabe, të shejtë dhe gjuhën e tyrë të parë, dhe gjuha e nënës edhe nëse e kanë kalonë në dortë të dytë. Veç të krishtëret që të jeni Shqiptar e vertet, kjo nukë vjenë nga të krishtër.. Kjo në rradhë të parë vjën vet nga myslimanët shqip foles, që edhe këta që banone sotë në trojet Shqiptare, e quanë vetën Turk-lindor. Kurës Shqiptar dhe Evropjanë e krishtër kaurrë.. Pse të gjith shqip foles mysliman, që kanë vajtur në Turqie, jane simulue vëç në një shekull?

        Përgjigjjuni
      3. S
        Sopoti

        Pêr tu shprehur shkurt dhe qartë dhe pa lojëra fjalesh tê pakuptimta: Arbëreshët dhe arvanitasit janë pasardhës të arbërorëve. Shqiptarët e sotêm janë përzierje e arbërorëve me kolonêt turq që kanë sunduar në këto troje për afro 5 shekuj. Një përzierje që ka ndryshuar kulturën dhe zakonet tona të hershme. Një shembull: shpesh herê veshjet e grave me çitjane apo dimiqe cilësohen si veshje kombëtare. Ndêrkohê qê ato janê thjesht veshje kombêtare turko/islame. Pyetja shtrohet: Ata qê falen 5 herë në ditê me fytyrê nga Meka, që mbulojnë me cohê të zezê shtatoren e Skënderbeut për Bajrram të madh apo të vogël, qê e ndjenê veten më tê afêrt me një turk sesa me njê shqiptar katolik apo mysliman etj etj a janë shqiptarë të vêrtetê,! Sigurisht që po. Janë shqiptarê, por jo arbêrorë apo pasardhës tê pastër tê tyre. Shqiptari i sotêm tipik është gjysëm europian dhe gjysêm oriental. Arbëroret ishin 100 për qind europianë. Kaq.

        Përgjigjjuni
        1. a
          animas

          bravo

          Përgjigjjuni
        2. D
          Detari

          Pranoje te verteten o Vehbi, je mbetje osmane dhe nuk te lidh asgje me Arberit. Nuk fshehesh dot as mbas gjuhes se dhe arixhinjte flasin skip.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sio.....

            Pse "kontaminim" mor zotëri, mund të petdorje "ndotje", dhe është e mundur që terminologjine shkencore ta thjeshtosh në fjalë të kuptueshme nga masa, çfarë kerkon shpenzim kohe por dhe rritje në vlerë të produktit...

            Përgjigjjuni
            1. I
              Ik

              Ky pranon qe arberit e kontaminuar ( qelbur) nga islami, s‘quhen shqiptare por kontaminim, qelbsira. Keshtu kur turku mundohet te zhgarravise historine arberore.

              Përgjigjjuni
            2. O
              Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqipt

              E mer beqirshkruajtes bektosh a sunit extreem (pak rendesi ka) nuk e honeps dot qe arberesheshet ne Italia a arvanitet e Greqise te bjen me rrocke kokes mbi mosshqiptarine tuaj:jeni turq!

              Përgjigjjuni
              1. H
                Historia

                Ku popull, ka nevoje per keto njohuri. Faleminderit!

                Përgjigjjuni
                1. k
                  konservator

                  Ik or kokpordhe ,shko pirdh se lirohesh.

                  Përgjigjjuni
                  1. O
                    Orhan Pamuk: birazere tourkalvani,mos luani shqipt

                    Eshte per te ardhur keq por edhe kur faktet, istoria, defteret,qitapet e Istanbul madje dhe sunduket ne Mekka thone a citojne me force qe muslimon brother's m'Albanistan a me gjere nuk jane vero shqiptare por vero turq,vero sunite,vero shiite. Ndersa keta lanete arabe m'Albanistan etj vazhdojne ti bjen me dore gjithe jeten si "autochthonous",vero shqiptare a vero shejtone...!? Kane 30 vjete qe nuk lane palioqitape a paliokalendare ne Vatican duke kerkuar origjinen a DNA si pasardhes te Iskanderit , te ilereve a mega Alexandros!? Kopeja e psevtoistorianeve turkoshqipfoles m'Albanistan si Xhufka,nje tourkotsami ( nuk me kujtohet llagapi) etj nuk moren mundimin te shkojne m'turkie m'istambul!? Ka kaq vjet Nobelisti turk(birazer i muslimon brother's m'Albanistan)O.Pamuk qe thexon me force: birazeret e mi tourkalvanoi pasardhes te dobiceve te nizameve te sullton Muratit jeni turq,jemi birazere,jemi nje gjak,nje identitet,nje temperamet,nje kulture. Fundja,nuk perben ceshtje penale a krim me qen turk,sirion,iraken,pakistanos,gjermon,talion,brazilion.... UFO etj. Telesehir turkoshqipfoles continue (edhe per shume shekuj)....jemi "autochthonous"!!!

                    Përgjigjjuni
                    1. D
                      Dr.Um Epre

                      Per sqarim. Termi shqiptar rrjedh nga rrenja shqiptoj, e cila ne kuptimin paresor te saj, te pakten gjate kalimit iliro - arberor, ishte TE KUPTOJ, TE MARR VESH. PRA SHQIPTARE U VETEQUAJTEN TE GJITHE ATA QE KUPTOHESHIN NGA GJUHA lehtesisht dhe qartesisht. Edhe sot 12 fshatrat shqiptare ne Odese (Ukraine) e kane kete kuptim/shqiptim. Sa per arbereshet jane shqiptare te trojeve etnike te Morese-Peloponezit, ndersa dallget e tjera nga e gjithe Arberia, shume per te cilave u asimiluan por ruajten kujtimin e Heroit te Motit te Madh( periudha Gj.Kastriotit). Akoma sot ne nuk jemi te pergjegjshem sa madheshtor eshte geni shqiptar.

                      Përgjigjjuni
                      1. X
                        Xy

                        I thoni te marr ilacet…

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tung

                          Merhaba Vehbi bej

                          Përgjigjjuni
                          1. V
                            Vezhguesi indiferent

                            Islamik i thekur. Prit ndonje dite kur te na thote, meqe paskemi identitet islam, (sic e pohon.vete ne nje shkrim te meparshem),, ne kodin tne penal te futim edhe sheriatin.

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              Flet

                              Arbërit kudo që shkuan ruajtën emrin arbër kurse ata që qëndruan këtu u quajtën shqiptarë, për arsye që Ardiani nuk i di??? Ah çdo një mut të madh ti o Vehbiu....

                              Përgjigjjuni
                              1. T
                                Tirons

                                Vehbi hesapi. Mbiemri i thote te tera

                                Përgjigjjuni
                                1. M
                                  Miri

                                  Perpara se te shkruash per historine gjej veten z vehniu se nuk di me ku je te ata , te keta, te ne etc

                                  Përgjigjjuni
                                  1. g
                                    gjini

                                    Hipoteze e Mustafa Krujes mbi ndrrimin e emnit "arben" te "shqiptar" dhe kalimit prej Arbania te Shqipnija. SHPEND BARDHI ( Mustafa Kruja) ne nji artikull rreth emnit "arban" dhe "shqiptar" âsht i mendimit qi,nji prelat katolik i shekullit XVII dhe simbas tij âsht kene pikerisht kleri katolik ai qi e ka fut ne perdorim emnin e ri dhe e ka bâ te qendrueshem edhe ne popull.....Pjestaret e klerit shqiptar,te cilet ishin edukue ne kolegjet romane ktheheshin per ne Shqipni,dhe vûne ré se si gjendja e popullit shqiptar bâhej mâ e keqe çdo dite e mâ teper. Atyne i u desht me kerkue dishka unifikuese per me mujte me perballue dhe me e kapercye perçamjen. Popullit i duhej me i u bâ e kjarte qi gjithsesi,nese ata ishin turq (muhamedan) apo te krishtene ata kishin dishka te perbashket ,dhe kjo ishte pikerisht gjuha,dhe se ata flitnin te gjithe shqip,emni i deriatehershem nuk u thote atyne asgjâ persa i perket kesaj, sepse paraqiste mâ teper nji emertim gjeografik. "Gjuha ,me te cilen flasim me njeni tjetrin" ,keshtu prá duhej t'i kene thane keta patriote popullit "âsht gjuha jone ,qi e kuptojme lehte dhe kjarte ,kurse sunduesi nuk mundet me e kuptue ate.Prandej ta harrojme at qi na ndan e te bashkohena te ajo qi na lidh me njeni tjetrin ,pra te gjuha e perbashket". Sipas Mustafa Krujes u desht me kalue mbi nji shekull,derisa emni i vjeter filloi me u harrue dhe i riu me zane vend . Marre prej Librit "Historia e Popullit Shqiptar" te At Paulin Margjokaj O.F.M.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. k
                                      kola

                                      "Sot unë ju baj thirrje të gjithëve ju, vëllazen e motra shqiptarë të besimit katolik që të përfitoni nga momenti historik që jetojmë dhe që na ofron bota sot dhe të pranoni sfidën që del para jush për të luejtë rolin udhëheqës drejt integrimit shqiptar, politik dhe kulturor, në Europën Perendimore, aty ku ka vendin Shqipnia, aty ku duhet të jetë shtëpia e dhjetë milionë shqiptarëve." . Profesor Sami Repishti . 25 Prill 1999

                                      Përgjigjjuni
                                      1. M
                                        Mira

                                        Arbri, që prapa detit na kujton, që ne të huaj jemi te ky dhė, sa vjet shkuan dhe zemra se harron, se për turkun, ne mbetëm pa mëmëdhe...

                                        Përgjigjjuni
                                        1. R
                                          Realisti

                                          Mund te jesh sulmuar, okupuar, vrare e prere . Mund te kesh ndrruar fenë ( siç ndrrojne njerezit partite, prsh Kastriot Islami nga nje socialist i thekur kaloi ne PD-ist i thekur). Por gjuha shqipe u ruajt . Bile kjo gjuhe, siç e pranojne edhe te huajt , eshte me e vjetra ne Europe.

                                          Përgjigjjuni
                                          1. V
                                            Vehbi l…

                                            E paske dh…e! Prape ta shtjellosh shkrimin e deshmone vet se shqiptari i vertet s‘ka kulture islame por evropiane qe do thote kristiane.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. L
                                              Ladi

                                              Numri i madh i komenteve negative për artikullin dhe autorin e tij tregon sa shumë kërriçë ushqen kjo tokë. Në fakt, janë këta “teoricienë” anonimë që vetëm kanë shkatërruar dhe ndotin akoma Shqipërinë dhe hapësirën mediatike. Një bravo e madhe për ty, Z.Ardian, që na jep mundësinë të futemi në një “Botë të lirë” nga paragjykimet, por edhe që na shpërfaq lukuninë e neveritshme të njerëzve pa tru.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. D
                                                Deçan

                                                Kur identiteti rrezikohet, jo paragjykimet po dhe veprimet jane te pritshme. Tradhetia me pasoja kolosale qe arberin e njesoje ne beduine, te gjurmohet, po qe nevoja te luftohet. Ndryshe liria s‘fitohet.

                                                Përgjigjjuni
                                                1. S
                                                  Shqiptar

                                                  Ti Ladi qe paske "tru", ik ruaj lopet!

                                                  Përgjigjjuni

                                                Lini një Përgjigje