Nata e parë e Idromeno Film Festival "shkund" Shkodrën!

6 Tetor 2024, 11:12Kulturë TEMA
Nata e parë e Idromeno Film Festival "shkund" Shkodrën!

Nisi ditën e djeshme rrugëtimin edicioni i tretë i Idromeno Film Festival. Festival filmi dhe kinemaje që po zhvillohet tani në qytetin e Shkodrës.

Për rreth një javë do të shfaqen filma në kinemanë e kryeqendrës së veriut ku marrin pjesë studiues filmi dhe studiues të artit nga gjithë bota.

Në kinemanë “Republika” tashmë të rilindur dhe me një pamje të re performoi dhe artisti fitues i fundit i X Factor “ALIS”.

Drejtorja e këtij festivali dhe njëkohësisht entuziastja e kinemasë Sonela Pirani si shpeshherë u shpreh optimiste për këtë javë kinematografike që është e gjitha një dhuratë për Shkodrën. A.K./TemA

Lini një Përgjigje