Pas disa ditësh do të mbushte 100 vjeç! Ndërron jetë kompozitori i njohur, dedikimi prekës i bashkëshortes së tij: Dashuria nuk ka datë skadence

5 Tetor 2024, 15:34Kulturë TEMA
Pas disa ditësh do të mbushte 100 vjeç! Ndërron jetë

Kompozitoriu i njohur grek, Mimis Plessas, ka ndërruar jetë pak ditë para se të bënte plot një shekull nga ardhja e tij në jetë. Lajmin e hidhur me ndjekësit e ndau bashkëshortja e tij, e cila i dedikoi edhe disa rreshta të ndjerë.

“Befas ra një heshtje e thellë, dhe ti nuk do të jesh pranë meje ylli i jetës sime, ti do të jesh gjithmonë brenda meje dhe do të më mbrosh nga atje lart derisa të takohemi sërish shpirti im. Kanë kaluar kaq shumë vera, zjarret ranë mbi ushtrinë tone në këtë rrugëtim të përbashkët të jetës që ka marrë fund.

Mirënjohës për gjithçka. Faleminderit për gjithçka! Të dua përgjithmonë! Sepse dashuria nuk ka datë skadence. Udhëtim të mbarë shpirti im,” ka shkruar Lucila Carrer Plessa në postimin e saj prekës.

Mimis Plessas në rrugëtimin e tij të gjatë zbuloi dhe themeloi me këngët e tij shumë këngëtarë dhe aktorë të njohur, si Nana Mouschouri, Jeni Vanou, Marinella, Rena Vlachopoulos, Yiannis Poulopoulos, Tolis Voskopoulos, Stratos Dionysiou, etj.

Ai shkroi për 104 filma dhe 70 shfaqje, për të cilat mori çmime të shumta greke dhe ndërkombëtare.

Me veprat e tij kompozaitori i ndjerë ka drejtuar orkestrat më të mëdha në botë, ndërsa kompozimet e tij janë regjistruar në SHBA, Britaninë e Madhe, Francë, Holandë dhe Spanjë. A.K./TemA

4 Komente

  1. G
    Greqia, kjo terra mitike

    Kompozitoret, nuk vdesin, shpirti i tyre mbetet perjetesisht i gjalle, qe si askush tjeter profesion, prek shpirtin njerzor

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lushnja

      Kompzitor shume i mire, Nder kenget me te bukura te Greqise, nje pjese e mire jane te tij,I Perjetshem kujtimi i tij,

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dhimitra

        Kompozitor sh i mire,kenget e tij ,me te bukurat ne Greqi Hite,U prehsh ne paqe,

        Përgjigjjuni
        1. B
          Baba Rrahimondi me tanga i teqese.....

          Baba Rrahimondi me tanga: qafirat e mi tourkalvanoi, sunite shiite, tourkotsamides, kosovare shpellare etj kesisoi njethundrake arabe m'Albanistan nuk na duhen kenget kristiane,ne kena ulerimat tona m'arabisht m'teqe e m'xhamije.... gezuar hashurret

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje