Për katër ditë me radhë, të frymëzuar nga deti dhe shkëmbinjtë, piktorët kanë derdhur në telajo vendet më panoramike
Për piktorët, Vlora është një qytet që ofron gjithçka, duke e bërë edhe më të lehtë realizimin e kësaj ekspozite.
Nga pikëpamja artistike dhe qytetare ky simpozium piktorësh vetëm sa i bën mirë konceptit të zhvillimit të turizmit, edhe atij kulturor.
Ambienti është një zgjedhje e goditur për ta përçuar artin dhe te masat e gjera popullore ose, thënë më shkoqur, te ata që nuk kanë mundësi financiare për ta ndjekur nëpër galeritë apo muzetë. A.K./TemA
Shpresojme qe Vlora te jete akoma aq inspiruese sa me pare.. Ajo koha kur piktoret beheshin varg tek kampi dhe pikturonin tunelin kane ikur.