Në Teatrin e Operas dhe Baletit "Këndojnë Bylbylat"

20 Shtator 2024, 08:13Kulturë TEMA
Në Teatrin e Operas dhe Baletit "Këndojnë Bylbylat"

Bilbilat e muzikës popullore shqiptare, solistët e Ansamblit Popullor të Këngëve, dhuruan shumë emocione duke risjellë në skenë, perlat më të bukura vokale të përpunuara nga mjeshtrat Ramadan Sokoli, Simon Gjoni dhe Lola Gjoka.

Nën përkujdesin e Profesoreshë Shqipe Zanit, artistët sollën në hollin e koncerteve të Teatrit Kombëtar të Operas e Baletit një program të pasur me këngë si “Turtullesha”, “Pranvera filloi me ardhë”, “Çikë, o mori çikë”, etj.

Vetë Zani u shpreh e emocionuar për koncertin e mbajtur.

“Më vjen mirë që keni ardhur për të dëgjuar dhe shijuar muzikën tonë popullore që e kemi kaq të bukur dhe kaq të larmishme. Dua që artitstët tanë ta zgjerojnë sa më shumë repertorin e tyre me këtë muzikë kaq të bukur”, ka thënë Shqipe Zani.

Mes të tjerash Zani theksoi se këngët nuk janë kënduar më parë ndërsa theksoi se kjo kulturë duhet të përcillet edhe tek brezat e ardhshëm. A.K./TemA

1 Komente

  1. j
    joel shkodra

    "Zani theksoi se kenget nuk jane kenduar me pare"??? A eshte gabim i gazetarit apo i profesoreshes (shpresoj qe jo)? Si nuk qenkan kenduar me pare kur i gjithe brezi yne i diktatures i dime dhe i kemi degjuar e kenduar kushedi sa here? Nese nuk eshte thene emri i R. Sokolit per arsye politike, kjo eshte tjeter gje, por kenga e tij "Turtulleshe" (dhe nuk eshte e perpunuar, por e kompozuar nga Sokoli) transmetohej e kendohej shpesh. Nese Zani e ka fjalen per keto vite te demokracise, edhe kete nuk e besoj se nuk jane kenduar e degjuar keto kenge. Perfundimi. dua te besoj se eshte koncerti i pare gjate demokracise me keto kenge.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje