Ditën e premte, 23 Shkurt 2024, ora 11:00 në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, në sallën “Aleks Buda” do të mbahet mbledhja e asamblesë. Kryetari i Akademisë së Shkencave akad.Skënder Gjinushi do të mbajë raportin përmbledhës për veprimtarinë e Akademisë së Shkencave gjatë periudhës 2019-2023 dhe programin kryesor për vitin 2024. Në këtë raport do të paraqiten:
1. Rezultatet e fazës së parë të reformës në Akademinë e Shkencave 2019-2023 (Viti 2023 përbën vitin përmbyllës të katërvjeçari, periudhë në të cilën kjo Asamble e kishte përcaktuar si fazën e parë të reformës, të asaj të reformimit të AshSh, për të kaluar në fazën e dytë të saj të reformimit në vazhdimësi të vetë sistemit të kërkimit shkencor në vendin tonë.)
2. Respektimi e zbatimi i ligjit dhe i statusit në organet drejtuese e strukturat e AshSh
3. Buxheti ndër vite
4. Faza e dytë e reformës (2023-2027), program për vitin 2024.
Mbledhja do të bëhet me pjesëmarrjen e anëtarëve të Asamblesë, anëtarëve e komisioneve të përhershme dhe kryetarëve të komisioneve, anëtarëve të këshillave shkencorë të instituteve dhe drejtuesit.
1-Kur do te mesojne shqiptaret origjinen e tyre dhe origjinen e gjuhes se tyre. 2 - kur do ta mesojne shqiptaret se nga e ka origjinen emri shqiptar. 3- kur do ta mesojne shqiptaret se kur, ku dhe nga kush u perdoren emrat : Albani. Arberi dhe Shqiperi 4 - kur do ta mesojne shqiptaret se kur u perdor per here te pare termi "gjuha shqipe". 5- kur do ta mesojne shqiptaret se nga erdhi shqiponja me dy koke ne flamurin e tyre. 6-kur do ta mesojne shqiptaret se cfar lidhje ka "Hora e arbereshve" te Italise me "Horen e Vranishtit" te Vlores. 7 -kur do ti filloj Akademija jon e shkencave studimet mbi pellazget dhe etrusket si dhe gjuhen e tyre. Shpresojme te degjojme lajme te miracle.
Pikat nga 1-6 jane shpjeguar me kohe, mjafton te kesh durim te kerkosh bibliografine perkatese, ta lexosh dhe ta kuptosh. Pika 7 nuk i perket Akademise sone.
Pas mbledhjes se asamblese te jeni te sigurt se do te mesoni se ku eshte buzuku me i bukur dhe rakia me e mire...