Sot në këtë ditë në vitin 1900 lindi Luis Bunuel

22 Shkurt 2024, 10:40Kulturë TEMA
Sot në këtë ditë në vitin 1900 lindi Luis Bunuel

Një nga regjisorët më të mëdhenj spanjollë nga lëvizja e surrealizmit, mik me Salvador Dali dhe Ernest Hemingway. Ai punoi në Francë, Meksikë dhe Spanjë. I konsideruar nga shumica e njerëzve dhe kritikëve të artit ai njihet për kryeveprat e tij « Ëngjëlli shkatërrues », « Belle de jour »  dhe « Sharmi diskret i borgjezisë » . Bunueli vepronte me teknika kinematografike të veçanta që nuk para njiheshin shumë për kohën dhe njëkohësisht nuk i kushtonte shumë vëmendje lojës aktoriale sa subjektit që ishte gjithmonë intrigues dhe me shumë risi. Bunuel i përkiste lëvizjes së surrealizmit, sigurisht, por nuk u identifikua vetëm me të, ai kishte një profil të vetin të pasur dhe të një zë të qartë individual gjë që shpjegon dhe statusin e tij prej kulti. I cituar dhe nga Woody Allen, i bërë personazh, më saktë (Midnight in Paris) ai ka pasur një influencë të plotë për shumë kineastë dhe regjisorë të rinj anëkënd botës dhe anëkënd historisë. Tek « Ëngjëlli shkatërrues »  ai luan me realitetin në një kuptim ku janë disa veta që pas një darke tipike borgjeze nuk dalin dot nga shtëpia, dhe më pas fillon kaosi. Te « Belle de jour » personazh kryesor është mërzia, gruaja e mërzitur më saktë. Severine kthehet në high-class escort sepse burri i saj është impotent dhe nuk bën dot dashuri me të. Te “Sharmi diskret i borgjezisë” një shumësi familjesh, njerëzish dhe çiftesh kanë historitë e tyre të veçanta dhe humoristike, dhe pikërisht nepërmjet këtij të fundit, humorit, që Bunuel vë në dukje hipokrizinë e përgjithshme të jetës mondane. Shakaja depërton ndonjëherë më thellë sesa shumë gjëra të tjera. Satira dhe surrealizmi bëhen miq të mirë te Bunuel. A.K./TemA

 

Lini një Përgjigje