"Nëna”, e cilësuar nga autori i saj Florian Zeller si një komedi e zezë, na ofron me mprehtësi të jashtëzakonshme dhe na ballafaqon, më shumë sesa me një histori, me një përvojë që krijohet nëpërmjet saj.
Në qëndër të shfaqjes drama e nënës, me sëmundjen, krizën dhe dhimbjen e saj, por edhe personazheve të tjerë që e shkaktojnë apo janë edhe vetë viktima të saj.
Dashuria amtare për të birin, largimin e të cilit nga shtëpia nëna e përjeton si tradhëti dhe nga devijimet e mundshme patologjike që e shoqërojnë. Kësaj i shtohet situate paralele e një martese, e cila për këtë arsye dhe për arsye të tjera është duke pësuar dekadencën e saj.
Mesazhet e fuqishme të veprës artikulojnë, jo përgjigjen, por pyetjen ekzistenciale, klithmën nga nëna në fund të pjesës: Përse u desh të ndodhte kështu? Përse u desh të ndodhte kështu? A.K./TemA
Regjia Mehmet Xhelili
Aktorë: Ema Andrea, Helidon Fino, Enisa Hysa, Xhuliano Brisku
Lini një Përgjigje