Aleksandri i Madh homoseksual? E djathta greke proteston kundër Netflix

21 Shkurt 2024, 11:01Kulturë TEMA
Aleksandri i Madh homoseksual? E djathta greke proteston kundër Netflix

Greqia ka zbritur në fushë kundër Netflix, për një dokumentar britanik mbi Aleksandrin e Madh që përshkruan marrëdhënien midis liderit të madh maqedonas dhe gjeneralit të tij besnik Hephaestion, si një dashuri homoseksuale. Lina Mendoni, Ministre e Kulturës e Qeverisë së Athinës, e përkufizoi serialin televiziv “Aleksandri, krijimi i një perëndie” si “një sajesë me përmbajtje jashtëzakonisht të ulët dhe të tmerrshme, plot pasaktësi historike”, duke komentuar në lidhje me përshkrimin e dy protagonistëve si homoseksualë: “Nuk përmendet në burimet e kohës një marrëdhënie që shkon përtej miqësisë, siç e quan Aristoteli”.

Në Athinë çështja përfundoi në një debat në Parlament, ku Dimitris Natsiou, president i Niki, një parti e krishterë ortodokse greke e ekstremit të djathtë, akuzoi serialin si “të mjerë, të papranueshëm, ahistorik”, duke argumentuar se “objektivi real është për të dhënë një ide për homoseksualitetin si krejtësisht të pranueshëm në kohët e lashta, një tezë e pabazë.”

Për këtë, si dhe për natyrën e marrëdhënies midis Aleksandrit dhe gjeneralit të tij, mendimet e specialistëve ndryshojnë. “Marrëdhëniet e të njëjtit seks ishin padyshim normë në të gjithë botën greke,” thotë profesor Lloyd Llewellyn-Jones, profesor i historisë së lashtë në Universitetin e Cardiff-it, në episodin e parë të dokumentarit. “Sigurisht, grekët nuk kishin asnjë fjalë për të treguar homoseksualitetin, sepse ai nuk ekzistonte në fjalorin e tyre. E gjitha ishte pjesë e seksualitetit”.

Thomas Martin, profesor i historisë greko-romake në Kolegjin e Kryqit të Shenjtë, një universitet jezuit në Masaçusets, vëren se, megjithëse Aleksandri dhe Hephaestioni identifikoheshin me dy personazhe nga Iliada, si Akili dhe Patrokli, të cilët tani zakonisht konsiderohen të dashuruar, Homeri nuk i rrëfeu kurrë si të tillë dhe një interpretim i ngjashëm u përhap kohë më vonë, megjithëse i cituar nga autorë të shquar si Eskili dhe Platoni.

Ndërsa profesori Martin dhe Christopher Blackwell, një klasicist në Universitetin Furman, argumentojnë se marrëdhëniet homoseksuale nuk ishin të përhapura në kohën e Aleksandrit të Maqedonisë, Robin Lane Fox, një profesor i klasikëve në Oksford, kundërshton duke thënë se dashuria midis dy burrave “nuk ishte jashtë normës.” Ekspertë të tjerë theksojnë se Athina dhe Maqedonia kishin zakone të ndryshme në këtë drejtim.

Sigurisht, lidhja midis Aleksandrit dhe gjeneralit ishte shumë e fortë, e përshkruar nga bashkëkohësit e tyre si “dy shpirtra në të njëjtin trup”, dhe dëshmuar nga dhimbja e pamasë e udhëheqësit pas vdekjes së Hephaestionit, të cilit ai do të kishte dashur t’i bënte nderime si ato të rezervuara për perënditë.

“Koncepti i dashurisë në lashtësi është i gjerë dhe shumëdimensional”, pranon vetë ministrja greke e Kulturës Mendoni, “por ne nuk mund të interpretojmë marrëdhëniet dhe njerëzit që ekzistojnë dy mijë e treqind vjet më parë, në bazë të kritereve të sotme”. Ministrja, megjithatë, hodhi poshtë kërkesën për të marrë masa kundër Netflix: “Nuk është detyrë e qeverisë të censurojë, të gjithë mund të kenë mendime të ndryshme për artin”.

Nuk është polemika e parë për një dokumentar të transmetuar nga Netflix: vitin e kaluar ministri egjiptian i antikiteteve kritikoi ashpër vendimin e kompanisë televizive amerikane për ta luajtur Kleopatrën një aktore me ngjyrë në serialin “Mbretëresha Kleopatra”.

Për të mos përmendur polemikat që kanë lindur rreth “The Crown”, serial i akuzuar se ka shpikur apo shtrembëruar aspekte të shumta të historisë së familjes mbretërore angleze. (bota.al)

8 Komente

  1. V
    Vlora

    Grek bythqira

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sqepari

      Cne greket?! Aleksandri ishte iliro-trak, ska patur origjine greke!

      Përgjigjjuni
      1. E
        Epiroti

        "Mendoni" tipik mbiemer grek, i lashte. Ku jane keta Mongolet e dropullit dhe keta 300 EuroshiT dhe keta gjakeprishurit shqiptare qe mendojne se ka greke ne Shqiperi? Ka Greqi, por nuk ka grek. Dhe ketu shkon shprehja Sheksipiane "to be or not to be"

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pertefi

          Per te qesh e per te qare... Cfare lidhje ka me Ger qine Aleksandri as vete akademia e shkencave Gre qire se din.. Ky ishte puro ilir e mos u lodhni fare

          Përgjigjjuni
          1. V
            Vasili

            ilir i kulluar nga nena e nga babai trak keshtu qe skane ca kerkojne bytharet evgjito grek qira

            Përgjigjjuni
            1. P
              Paramount

              Nuk shikon dot me nje film se i bene te gjithe homoseksual, prandaj dhe bota ka keto probleme sot, ata se bashku me çifutet kane financat.

              Përgjigjjuni
              1. G
                Gjergj Fishta i riu

                Ne nje fshat ne Diber ka diçka qe e afron me Aleksandrine Madhe. Tane shqipnia i thote Pylli, ata i thone Pella. Pella asht qyteti ku ka nisur jeten Aleksandri i Madhe Mirpo asnje homoseksual nuk ashte kapur apo regjistruar neper histori qe kur mbahet mend. Keto te Netfliksit duan ate peticionin e Rexhep Qoses me ata trimat e tij dhe ti bllokojne filmat. Sharlatanet e botes, jo vetem flasin neper studio por bajne dhe filma koti dhe intelektualet si pyet askush. Nuk e kane lexuar keto tanet ende se peticionit do t'i jepet force per krejt boten. Mjere bota çdo ta gjeje.!?

                Përgjigjjuni
                1. G
                  Gjergj Fishta i riu

                  Ne nje fshat ne Diber ka diçka qe e afron me Aleksandrine Madhe. Tane shqipnia i thote Pylli, ata i thone Pella. Pella asht qyteti ku ka nisur jeten Aleksandri i Madhe Mirpo asnje homoseksual nuk ashte kapur apo regjistruar neper histori qe kur mbahet mend. Keto te Netfliksit duan ate peticionin e Rexhep Qoses me ata trimat e tij dhe ti bllokojne filmat. Sharlatanet e botes, jo vetem flasin neper studio por bajne dhe filma koti dhe intelektualet si pyet askush. Nuk e kane lexuar keto tanet ende se peticionit do t'i jepet force per krejt boten. Mjere bota çdo ta gjeje.!?

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje