Në Cineplexx Kosova do shfaqet filmi tashmë i mirënjohur shqiptar “A cup of coffee and new shoes on” me regji të Gentian Koçit dhe bashkëpruduksion të Gentian Koçit dhe Blerina Hankollarit, me performancë të vëllezërve Edgar dhe Rafael Morais si dhe Drita Kabashi. Filmi është një dramë që rrëfen historinë e dy vëllezërve binjakë që bëjnë një jetë të zakonshme dhe të qetë derisa zbulojnë se duhet të përballen me një sëmundje degjenerative nervore që do i lërë në përfundim të shurdhër si dhe të verbër si dhe gruas së jetës së tyre, Anës. Një film aq feminist aq dhe mbështetës i kauzës sociale të njerëzve me aftësi ndryshe filmi ka qenë një sukses ndërkombëtarisht dhe në Shqipëri. Kohëzgjatja e filmit është 99 minuta dhe është xhiruar në gjuhën e shenjave. Eksperimental dhe modern aq sa tradicional, filmi është një nga surprizat e këndshme të kinemasë shqiptare. A.K./TemA
Feminist ai film?!?!?! Zot na ruj se kto OJQ e kan rëndu dorën me propagandën më zi se organizatat bazë të xhaxhit Enver...!