Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi në Shkodër është instaluar ekspozita “Gjyqet: një hulumtim në arkivin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”. Ky ekspozim na vjen nga bashkëkuratorët Lek Gjeloshi, Zef Paci dhe drejtori Luçjan Bedeni. Të gjithë vizitorët janë të mirëpritur në ambientet e Muzeut Marubi nga e marta në të shtunë në orarin 09:00- 16:00 dhe të dielën nga 10:00-15:00. Si bashkëpunim i Muzeut Marubi dhe ATSH është mbajtur dhe një cikël bisedash mbi kujtesën në përgjithësi dhe atë institucionale në veçanti, rasti konkret i Vendit të Dëshmisë dhe Kujtesës, i projektuar në ish-mjediset e Degës së Brendshme në Shkodër, godinë kjo që ju sekuestrua nga regjimi “Urdhrit Françeskan” asokohe. Ligjërata e Tea Çunit, ish-punonjëse në këtë vend dhe Pjerin Mirditës (përgjegjës i VDK) ishte me shumë vlerë për ndërtimin e një narrative ku nepërmjet vendeve dhe artefakteve transmetohet shkalla e persekutimit komunist që ka shenjuar në mënyrë të pashlyeshme kujtesën tonë kolektive. A.K./TemA
Mire se muzeun " Burgjet " e ndertuat. meqenese burgje ka pasur vetem ne Shqiperi, po muzeun " Hajnat dhe Kurvat " kur do e ndertoni ?!