Motrat Paja, tre artiste shumë të talentuara kanë hapur në Besjanë të Kosovës ekspozitën e tyre të disatë. Tashmë Trivet Paja ato eksplorojnë tema të hapësirës, gjuhës së natyrës, lidhjeve me tokën dhe shpirtin kombëtar që na vjen nga të parët. Me natyrë sa mistike aq dhe natyrë kontraverse Motrat Paja, Elsa dhe Natasha, piktore, gjithashtu dhe motra e tyre Fatma janë munduar nepërmjet stilit të tyre të padiskutueshëm të shprehin vetveten aq sa dhe mjedisin. Artiste që nuk kanë frikë nga aventura ato nuk janë megjithatë artiste që kufizohen nga bota jashtë. Bota e tyre e brendshme, e lidhur me aspektet e imagjinatës personale dhe intelektit të padyshimtë merr një rëndësi të veçantë te pikturat e tyre. Ekspozita do të jetë e hapur deri me datë 3 mars dhe nuk duhet humbur. A.K./TemA
Lini një Përgjigje