Urta Fest Junior, një iniciativë e re dhe frymëzuese e Shoqatës "E ardhmja ime, e tashmja ime" dhe Kastro Zizo (Klevis Bega) është në kërkim të talenteve të reja muzikore nga grupmosha 7-16 vjeç.
Ky projekt, pas suksesit të arritur nga Urta Fest Albania, synon të ndërtojë një platformë të veçantë për të rinjtë që shquhen në fushën e muzikës moderne.
Me dy edicionet e mëparshme, Urta Fest Albania ka identifikuar dhe promovuar talente të shquara, por Urta Fest Junior sjell një ndryshim rrënjësor duke fokusuar në brezin e ri.
Kushdo që është talent i ri dhe dëshiron të marrë pjesë në këtë aventurë muzikore mund të dërgojë CV-në dhe materiale muzikore (ose një demo të realizuar në kushte shtëpie).
Urta Fest Junior ofron një mundësi të jashtëzakonshme për të rinjtë të shfaqin aftësitë e tyre në një skenë profesionale dhe të ndriçojnë rrugën drejt një karriere artistike të ndritur.
Ky konkurs-festival shqiptar synon të sjellë frymë të re dhe energji pozitive në skenën muzikore, duke hapur dritën për yjet e reja të muzikës së nesërmes. Talentet e rinj janë të ftuara të bëhen pjesë e kësaj ngjarje të paharrueshme që do të ndryshojë historinë e muzikës shqiptare. A.K./TemA
Lini një Përgjigje