Një datëlindje për Gjergj Kastriot Skënderbeun dhe vepra e tij

6 Maj 2025, 10:11Kulturë TEMA
Një datëlindje për Gjergj Kastriot Skënderbeun dhe vepra e

Nga Dorian Koçi

Sot mendohet gjerësisht se kjo ditë mund të përkojë me përvjetorin e lindjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut – heroit kombëtar dhe simbolit të lirisë për shqiptarët. Edhe pse Barleti dhe historianët e tjerë të kohës nuk japin një datë të saktë për lindjen e tij, shumë studiues dhe të pasionuar pas historisë kanë ndërlidhur datëlindjen e Skënderbeut me 6 majin (sipas kalendarit Gregorian), për shkak të emrit të tij të pagëzimit – Gjergj – që lidhet me festën e Shën Gjergjit, më 23 prill sipas kalendarit Julian.

Kjo datë është kthyer në një pikë simbolike përkujtimore në kujtesën kolektive shqiptare, veçanërisht në rrjetet sociale, duke shërbyer jo vetëm si nderim për figurën e tij, por edhe si një shembull se si një komunitet mund të imponojë dëshirën e tij për të pasur një moment të vetin historik. Kjo është një dukuri interesante kulturologjike që tregon mënyrën moderne të ndërtimit të kujtesës, ku tradita dhe simbolika ndërthuren me nevojën për identifikim dhe krenari kombëtare.

Nëse tashmë kjo datë është përqafuar nga shqiptarët si përvjetor simbolik i lindjes së Skënderbeut, atëherë është edhe më e rëndësishme të përpiqemi të vendosim figurën e tij në kontekstin e duhur historik dhe ndërkombëtar. Jo vetëm për ta nderuar, por për ta kuptuar më mirë sfidën që përfaqësonte ai si lider në një botë të përçarë mes Lindjes dhe Perëndimit.

Skënderbeu ishte një princ i mesjetës, një figurë që mund të krahasohet me liderët e tjerë evropianë të kohës, siç i përshkruan edhe filozofi italian Nikolo Makiaveli në veprën e tij të famshme “Princi”. Ai u lind në një Arbëri të lidhur me qytetërimin perëndimor, por u rrit në Perandorinë Osmane, një sistem despotik ku sulltani sundonte absolutisht, dhe ku të tjerët ishin thjesht në shërbim të vullnetit të tij.

Sfida e madhe e Skënderbeut ishte pikërisht rikthimi në tokën e vet për të ngritur një rezistencë të qëndrueshme ndaj kësaj fuqie. Ai u përpoq të ndërtonte një strukturë politike që të mbështetej jo vetëm mbi bashkimin ushtarak, por edhe mbi një formë të re të qeverisjes, të frymëzuar nga modeli feudal evropian, ku fisnikët kishin privilegje dhe një raport të veçantë me sundimtarin, e jo thjesht një nënshtrim absolut.

Përpjekja e Skënderbeut nuk ishte vetëm një rezistencë e armatosur, por një projekt politik për të formësuar një shtet të qëndrueshëm dhe të organizuar në përputhje me traditat perëndimore. Kjo ide e vendos atë në një plan më të gjerë strategjik dhe e bën më të qartë rëndësinë e tij jo vetëm për shqiptarët, por për gjithë qytetërimin evropian që në atë kohë përballej me kërcënimin osman.

Ai sfidoi një prej superfuqive më të mëdha të kohës, Perandorinë Osmane, dhe për më shumë se dy dekada arriti të mbante të paprekur një pjesë të trojeve shqiptare, duke e kthyer në një simbol të rezistencës dhe qëndresës për shumë popuj të tjerë të Ballkanit dhe më gjerë.

Për këtë arsye, Gjergj Kastrioti Skënderbeu sot nuk nderohet vetëm si një hero kombëtar, por edhe si një figurë me rëndësi ndërkombëtare. Monumentet e tij ndodhen në sheshe dhe muze në të gjithë Evropën. Vepra e tij studiohet në universitetet më të rëndësishme, jo vetëm si pjesë e historisë shqiptare, por si një kapitull i rëndësishëm i përballjes së qytetërimit perëndimor me sfidat e shekullit XV.

Në një botë ku identiteti kombëtar, qytetërimi dhe trashëgimia janë tema gjithnjë e më të diskutueshme, figura e Skënderbeut na kujton rëndësinë e drejtësisë, rezistencës dhe vizionit për të ardhmen. Ai është dëshmi se edhe në kushte të pafavorshme, një njeri me vullnet dhe ide mund të ndryshojë rrjedhën e historisë.

6 Komente

  1. r
    rron or rron dhe s´vdes shqiptari

    Guxim i madh te botosh shkrim ne perkujtim te heroit tone kombetar Gjergj Kastrioti, mbas kaq dhjetra vitesh, kur ky vend mbahet i ripushtuar, nga sulltani i madherishem dhe dylberi i Erdoganit, rami shallvareziu, qe noc rroku i vet, vazhdon ti futet gjithmone dhe me thelle.

    Përgjigjjuni
    1. .
      .........

      Gjergj Kastrijoti, Babai i Kombit Shqiptar... Rroftë Shqiprija e Gjergj Kastrijoti.. Turko-islamikve, po nukë ju pelqej Gjergj Kastrijoti, të largohën nga trojët Shqiptare.

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bekimi

        Te lumet .E vulose.

        Përgjigjjuni
    2. G
      GJAURI

      MYSLYMANET E NJOHIN PER SKENDER ,,KATOLIKET GJEORGJI ,,ORTHODHOKSET GJEORGJI ,,,,,,DHE HAMZAJ DUHET TE QUHET HERO ,,

      Përgjigjjuni
      1. G
        Guri.

        Shko te vllazrit ne Anadolli..

        Përgjigjjuni
      2. G
        Gjergj Fishta l riu

        Héroi i Shqiptareve asht ISCANDERBEG. Nuk ka qene marre peng nga Sulltanit. Ai shtate vjec asht derguar ne shkolle ne Rome. Atje fitoi aftesit luftarake per luften ne nje terren si ishte Shqiperia dhe ne perkrenoren e tije e ka te percaktuar. Ne shpaten e tij asht vendos logoja nga vete ai, ISCANDERBEG qe e le te lidhur perjetsisht me popullin e tij dhe sqaron se ka luftuar per komb e jo fe. Sa per ndotjen e re qe kerkoni t'i mvishni ju lutem ndaloni. 6 Mai asht festa pagane Ilire e Gjethit. Kjo fest u pervetsua nga latinet dhe i transmetua si Shen Gjergj. Pra ai asht Shen Gjethi ilir. Po keshtu u katoliqizuan dhe festa simetrike Ilire e Shen Gjethit, Shmetri, kur ghethet vdesin, meten(mbyten). Dhe kjo festen Ilire u pervetsua si Shen Dimitri. Se fundi festa e Shen Kollit ose Shen ngjitsi kur qumeshti vinte ne kohen per tu fermentuar per djathe. Mjaft e ndotem duke i mveshur gabimet tonat atij. Ai lindi katolik dhe vdiq i tille. Gazetar dhe institucione mesohuni ta shkruani ISCANDERBEG. Ai ka folur qarte dhe ju e turbulloni. Edhe dite vdekja asht marre nga literatura serbe qe fantazoi ta paraqes si ser serb.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje