Panairi Ndërkombëtar i Librit Muscat 2025

1 Maj 2025, 12:40Kulturë TEMA
Panairi Ndërkombëtar i Librit Muscat 2025

Nisi Panairi Ndërkombëtar i Librit Muscat 2025 në Qendrën e Konventave dhe Ekspozitave të Omanit, duke shënuar edicionin e tij të 29-të me temën “diversiteti kulturor pasuron qytetërimet tona”.

“Ka pjesëmarrje në nivel ndërkombëtar, madje edhe nga Amerika Latine. Ka gjithashtu interes të madh për letërsinë dhe kulturën për fëmijë”, tha anëtari i komitetit kulturor në panair, Al-Khattab al-Mazroui.

Pjesëmarrësit ecin nëpër korridore të mbushura me libra nga rajone të ndryshme, ku spikat letërsia palestineze, duke ofruar njohuri mbi ngjarjet historike dhe aktuale, siç është lufta në Gaza.

Me rreth 674 botues nga 35 vende, panairi shfaq mbi 681,000 tituj, me një shifër të konsiderueshme prej 52,205 publikimesh të reja që priten brënda vitit 2025.


Panairi i Librit në Muskat tërhoqi pjesëmarrës ndërkombëtarë, pasi vizitorët e vlerësuan ngjarjen për ofertat e saj kulturore dhe disa e përshkruan atë si një mundësi për të mësuar rreth trashëgimisë së Omanit. Panairi i librit do të vazhdojë deri më 3 Maj.

/Klan News/

Lini një Përgjigje