Një ngjarje speciale për prezantimin e produkteve B2B dhe shfaqje gatimi live në kuadër të zbatimit të vitit të 3-të të fushatës së financuar nga BE ‘Peach Flavors Balkans’ u zhvillua më 7 nëntor në Tiranë.
Gjatë aktivitetit të pranishmit patën rastin të njohin vlerat e mëdha ushqyese të pjeshkës evropiane të konservuar nga Greqia ndërsa përfaqësues nga organizata pjesëmarrëse prezantuan detaje se si prodhohen ato.
“Jam shumë i lumtur që jam në Tiranë, që shoh shumë njerëz përreth të angazhuar në punë dhe që mund të kthehen në blerës potencialë të produkteve tona. Pjeshkat janë një produkt tradicional në Greqi, sidomos në Maqedoninë Qendrore, ku prodhohen lloje të ndryshme pjeshkash, lëngjet e të cilave përdoren për pije dhe cocktail-e. Po kështu përdorim edhe dardha dhe produkte të tjera. “Delkof” është një rrjet investimesh në zonën tonë. Bëjnë pjesë 16 kompani, që prodhojnë rreth 2.300 tonë. Greqia njihet si eksportuesi i parë në botë për këtë produkt dhe aktualisht po eksportojmë në të gjithë botën, nga Amerika dhe Kanadaja në Japoni dhe Vietnam. Pa harruar Evropën qendrore. Pra, në qindra vende që janë klientë të produkteve tona”,- tha Konstantinos Apostolou, president i DELCOF dhe Koordinator i Bashkimit Evropian Peach Flavors.
Ndërkohë përfaqësuesja e Ambasadës greke në Tiranë, u shpreh e lumtur që mirëpresim një kompani greke në vendin tonë
‘Është shumë e rëndësishme që kompanitë greke të jenë aktive në tregun shqiptar, gjithashtu të përmirësohen eksportet greke në vend.
Ambasada Greke dhe dhoma e tregtisë gjithmonë do te ndihmojë, jemi këtu për të mbështetur gjithë këtë sipërmarrje. Produktet greke janë shumë cilësore dhe është e rëndësishme që të jenë të pranishme në tregun shqiptar”, tha Vasia Agoritsta, përfaqësuesja e Ambasadës greke në Tiranë.
Pjeshkët sipas përfaqësueve po përpunohen dhe standardizohen, me kriteret më të rrepta të cilësisë dhe sigurisë ushqimore menjëherë pas vjeljes së tyre.
Paralelisht të pranishmit shijuan pjatat e dizajnuara posaçërisht të bazuara në pjeshkët e konservuara evropiane nga Greqia dhe zbuluan shijen, freskinë dhe aromën e tyre të shijshme.
Fushata e financuar nga BE Peach Flavors West Balkans, synon të promovojë pjeshkët e konservuara evropiane nga Greqia te konsumatorët në Bosnje dhe Hercegovinë, Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut dhe të rrisë ndërgjegjësimin dhe konsumin e tyre. A.K./TemA
Pritet rritje e "pjeshkes" se Hanomeve.....eh mer citjonezi cfare nuk po bon me bo qejf qafirat tourkalvanoi!?
mashtrues,tinzare,i pabes, maskara, antishqiptare qe ne Shqiperi vec Helmit ,bakterieve Kanceroze qe fshehin brenda "Ushqimeve" ( beni bilancin e 34-vjeteve ) e semundjeve kanceroze qe i jan Shtuar Shqiptareve me hapjen e Shqiperise ne Demokraci nga Ushqimet-pijet-cigaret Kanceroze greke. Shqiperia eshte jo aq e Madhe sa te plotesoj kerkesat e saj me Ushqime e gjithcka nga Italia .Gjithcka eshte greke ne Shqiperi eshte Helmuse per Shqiptaret