Pëllumb Kopaçi, mjeshtri që punon Ciganet e Librazhdit

6 Janar 2026, 12:42Kulturë TEMA
Pëllumb Kopaçi, mjeshtri që punon Ciganet e Librazhdit

Megjithëse njeriu krijoi e ndërtoi vegla muzikore profesionale e moderne, cigania qindravjeçare vazhdon të mbajë gjallë traditën dhe të zbukurojë dasmat shqiptare.

Pëllumb Kopaçi nga fshati Qukës Skëndërbe i Përrenjasit punon ciganet prej gati 40 vitesh. Sipas tij, zona të ndryshme kanë tingull të ndryshëm dhe kërkojnë ndërtim të veçantë të veglës muzikore.

Por zanatçinjtë si Pëllumbi janë të fundit të mbetur dhe tradita e bukur shqiptare rrezikon të zhduket.

Cigania është një instrument muzikor popullor frymor me pipëz të dyfishtë, e pranishme në disa zona të Shqipërisë. Ajo i përket familjes së instrumenteve cyrle dhe përdoret si pjesë e një orkestre për të shoqëruar vallet dhe dasmat.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje