Perlat e muzikës turke në Durrës, koncerti në kuadër të Javës së Kulturës Turke në Shqipëri

15 Shtator 2024, 11:23Kulturë TEMA
Perlat e muzikës turke në Durrës, koncerti në kuadër

Perlat e Muzikës turke u prezantuan në një koncert në teatrin e Durrësit “Aleksandër Moisiu, në kuadër të Javës së Kulturës Turke në Shqipëri.

Kompozimet më të mira të Ahmet Adnan Sajgin dhe Ulvi Kemal Erkin u interpretuan nga artistët e Teatrit të Operas dhe Baletit të Stambollit, duke sjellë para publikut durrsak karakterin universal të muzikës turke.

Ambasadori i Turqisë në Shqipëri Tayyar Kagan Atay, zbuloi arsyen pse përzgjodhën durrësin për aktivitetin.

''Jam shumë i lumtur që në ditën e dytë të Javës së Kulturës Turke, jam mes qytetarëve të Durrësit.

Artistë nga Teatri i Operës dhe Baletit të Stambollit kanë marrë pjesë në këtë aktivitet të veçantë.

Një nga arsyet kryesore që zgjodhëm Durrësin është historia e tij e lashtë dhe rrënjët e thella kulturore.

Siç keni parë në broshurat pranë jush, koncerti titullohet ‘Perlat e muzikës turke’, ku kemi kënaqësinë t’ju prezantojmë me veprat e dy prej kompozitorëve më të njohur turq''.

Një nga artistët nga Turqia u shpreh se ishte i lumtur për koncertet në Shqipëri.

''Për ne është një kënaqësi e veçantë të interpretojmë këtë muzikë në Shqipëri.

Shpresoj të rikthehem sërish në Shqipëri. Kemi shumë ngjashmëri me popujt e Ballkanit dhe ndihemi si në shtëpinë tonë këtu, ndaj është një kënaqësi e madhe të ndajmë muzikën tonë me ju''.

Java e Kulturës Turke organizohet në kuadër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare, nismë e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë, mbështetur edhe nga institucione të tjera kulturore. A.K./TemA

4 Komente

  1. V
    Verdi.

    Turkce aheng me Jusuf Shtraus, Vesel Avni Mozart muzik ve dajre.

    Përgjigjjuni
    1. h
      hylldym bylldym

      Nuk sherohet kanceri turk, ne trupin europian shqiptar!

      Përgjigjjuni
      1. E
        Erdogan

        Po kur duan edhe "Camerine" keta bij te Vezireve,Pashallareve,Bejlereve,Agallareve,Hoxhallareve,Dervisheve,Muhipeve etj? You duhet ti kerkoni Falje te Madhe popullit Greke dhe heronjve Arvanitas jo te kerkoni edhe Reston! A nuk luftuan kunder Revolucionit Greke Turkoallvanosat e Sulltanit me be krye Ismail bej Vlorat,Frashellinjte,Hasanet,Tahsimet? "Perlat" e Muziqise (Muzike "shqip") Turke ne Borio Epirin e Kastriotit! Si u katandiset o te Mallkuar!

        Përgjigjjuni
        1. A
          Arta

          Mjerisht ende na mungon një ndërgjegjësim kombëtar! Kujt i duhet kultura turke, armikut shekullor të Shqipërisë!?

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje