Poeti kombëtar Gjergj Fishta duke lexuar vargjet e ‘Lahutës së Malcis’ (VIDEO)

23 Tetor 2024, 10:00Kulturë TEMA
Poeti kombëtar Gjergj Fishta duke lexuar vargjet e ‘Lahutës

Fishta, i lindur më 23 tetor 1871, ishte frat, shkrimtar (poet e prozator), përkthyes, publiçist, arsimtar, estet, piktor (jo profesionist, mendohet të ketë mbi 20 piktura) deputet, anëtar i Akademisë Italiane të Shkencave dhe mbrojtës i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Për gjysmë shekulli ishte figura mbizotëruese e letërsisë shqipe, madje që kur ishte gjallë u kurorëzua “poet kombëtar”. Pas vitit 1945, kur u vendos regjimi komunist, vepra e Fishtës u ndalua dhe qëndroi e tillë derisa u përmbys diktatura komuniste.

Më 1907 boton përmbledhjen satirike “Anzat e Parnasit”, dhe më 1909 përmbledhjen lirike “Pika voëset”, më 1913 “Mrizi i Zanave”. Gjergj Fishta veç krijimtarisë artistike, shkëlqeu edhe në fushën e pedagogjisë e të psikologjisë sociale, gjuhësisë etj. Si mendimtar me potencial të madh teorik dhe me një veprimtari të dendur praktike, në shërbim të mbrojtjes dhe të zhvillimit të gjuhës dhe të shkollës shqipe, ai i kishte vënë vetes si qëllim që të luftojë për të ngritur nivelin kulturor e arsimor të bashkëkombësve dhe për të nxitur tek ata dëshirën për përparim dhe për atdhedashuri, si dy shtylla qe do t’i ndihmonin për të mbajtur në këmbë shoqërinë shqiptare të goditur nga pushteti disashekullorë otoman.

Një incizim në Youtube e tregon zërin origjinal të Fishtës duke lexuar nga “Lahuta e Malcis”.

 

2 Komente

  1. K
    Kalec Dega

    Dakord, po a nuk do ishte mire qe ky ze i bukur te shoqerohej me perkthim! =============================================================================== Sidoqfte, edhe pse nuk duhen harruar historia dhe heronjte e vertete duhet te mendojme edhe per tradhetaret dhe hajdutet e vertete te Shqiperise qe pronesuar edhe trurin e detin shqiptar si te trasheguar nga gjyshi, mami apo vjera., ======================================================================== Pra, pyetja e dites do te ishte? 1- Serbi 2-Greqi 3-Turqi Amen!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Denis

      Pushteti disa shekullor Otoman i la shqiptaret bejlere e agallare ne vendin e tyre. Sot shqiptaret duke u udhehequr nga shqiptaret jane kthyer ne refugjate dhe qytetare te dores se trete neper Europe. Dhe gjithsesi po braktisin vendin e tyre. Dhe shume shpejt ne Shqiperi do jetojne vetem qente e macet. Nese Shqiperia nuk do te gllaberohet nga fqinjet. Lavdi e perjetshme Perandorise Osmane qe i trajtoje shqiptaret me dinjitet dhe rrespekt .

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje