Parku i Amantias, zbulohet skulptura e shekullit I -II para Krishtit! Feimi: Vazhdojnë gërmimet tek Logu i Pazarit

22 Tetor 2024, 17:28Kulturë TEMA
Parku i Amantias, zbulohet skulptura e shekullit I -II para Krishtit! Feimi:

Një tjetër zbulim i rëndësishëm arkeologjik është bërë së fundmi në parkun e Amantias në Vlorë. Pas gërmimeve të kryera është arritur të zbulohet një skulpturë, e cila mendohet se i përket shekullit të parë ose të dytë para Krishtit.

Skulptura, e cila ndodhet në mjediset e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë nuk është zbuluar e gjitha, por vetëm disa pjesë të saj, ndërsa për më tepër të dhëna në lidhje me kohën dhe rëndësinë e skulpturës duhet fjala e specialistëve.

“Besoj se mund të kemi të bëjmë me një skulpturë, e cila është e shekullit I, II p.K. , por për të qenë më të sigurt në rezultate duhet të studiohet nga specialistët përkatës, pasi skulptura nuk është ruajtur e gjitha dhe nuk janë të gjithë fragmentet e saj të gjetura nga ky gërmim arkeologjik”, tha Orges Feimi, kreu i DRKK-së, Vlorë.

Parku i Amantias mbart një pasuri të madhe të trashëgimisë kulturore materiale dhe jomateriale. Gërmimet në këtë park vijojnë në zonën e përmendur me toponimin Logu i Pazarit apo Pazari i Vjetër, përballë stadiumit antik të Amantias.

“Aty ka themele, rrënoja, të cilat ruhen dhe janë në proces gërmimi arkeologjik për të nxjerrë në dritë monumente të rëndësishme, pjesë të këtij parku arkeologjik. Gërmimi ka rreth një javë që ka filluar dhe besoj do të përfundojë rreth datës 15 nëntor dhe në përfundim do të kemi një tjetër monument të vizitueshëm në Parkun e Amantias, por dhe më shumë informacion”, shton ai.

Krahas Amantias, tashmë kërkime dhe restaurime po kryhen edhe në katër site të tjera të rëndësishme të zonës, në Vlorë dhe në Sarandë, ku mund të përmendim punën restauruese në kullat e Dervish Aliut dhe në fasadën e kishës katolike në Vlorë.

3 Komente

  1. K
    Kozma prifti

    Ku ka pas katolik NE vlore ,,,,Vlora perbehet nga leber QE Jane myslyman ,,,dhe pak orthodhoks ,QE banonin NE lagjen varosh ,,,Kane dhe kishen grekorthodhokse shen todri ,,,theodhori ,,,

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sylvinjo

      Ka pasur Katolike , gjithe bregdeti nga Vlora ne Sarande edhe tutje deri ne Peolopnez bregdeti kane qene Katolike ,qe ta dish ti o shoku kaur. Dhe arsyeja pse kane qene Katolike eshte se kane qene gjithmone nen qeverisjen e Venetikut, dhe Gjenoves . Por me ardhjen e Turqise qe ishte armike e Katolicizmit, prifterinjte katolike u larguan dhe vendine tyre e zuna Shen Kozmate e Kishes Greke te cilet me mbeshtetjen e Sulltaneve i kthyen te gjitha Kishat Katolike ne Kisha ortodokse , Kjo eshte historia e kishes suaj te pjerdhur

      Përgjigjjuni
    2. V
      Vipat

      Para Erës Sonë

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje