Mbrëmje kushtuar Dritëroit, me vargjet e pazbuluara

22 Tetor 2024, 11:52Kulturë TEMA
Mbrëmje kushtuar Dritëroit, me vargjet e pazbuluara

Një mbrëmje-homazh për Dritëro Agollin u zhvillua në fundjavë, me vargjet e tij të pazbuluara. Publiku shijoi vargjet e Dritëroit përmes interpretimit emocionues të aktores Ema Andrea dhe këngëtarit Gjergj Kaçinari.

Aktiviteti u zhvillua pranë sheshit “Skënderbej”, ku përveç interpretimit të vargjeve, një pjesë e tyre të kthyera në këngë, pati edhe performanca koreografike.

Në këtë aktivitet që zhvillohet në muajin e tij të lindjes, ishin të pranishëm familjarë, miq e adhurues të shkrimtarit.

Mbrëmja ishte si një homazh i gjallë për jetën dhe veprën e shkrimtarit të shquar Dritëro Agollit, duke përforcuar pozitat e tij si një nga zërat më të fuqishëm të letërsisë shqipe, ndërkohë që vargjet e tij vazhdojnë të frymëzojnë brezat edhe pas largimit fizik. A.K./TemA

1 Komente

  1. S
    Sylvinjo

    Driteroi poeti me i mire i Shqiperise , I perjeteshme qofte emri i Tij !

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje