Lexova një shkrim të Alda Bardhylit (Nobeli, Kadare dhe Europa), ku përmendeshin, mes të tjerash, edhe reagimet e Ismail Kadaresë, vitet e fundit, kur shpallej fituesi i Nobelit letrar:
Më 2021 kur Abdulrazak Gurnah mori Çmimin Nobel, ai nuk foli gjatë gjithë ditës.
Të njëjtën fjali do të përsëriste dhe në 2022, kur romancierja franceze Annie Ernaux fitoi Nobelin.
Tetorin e një viti më parë një hije e rëndë ra mbi portretin e tij kur Akademia Suedeze artikuloi emrin e Jon Fosse si fitues i Çmimit Nobel për 2023, sikur të kishte parandjerë fundin.
Prej vitesh kam dyshuar – por si ta provoj? – që shansi i përsëritur vit pas viti për të fituar çmimin e madh e pat ndikuar, madje për keq, krijimtarinë letrare të Kadaresë.
Që ai mund ta ketë pasur ambicien e tij personale që ta merrte Nobelin, kjo nuk më intereson. Më intereson vetëm impakti që ka çmimi vetë, si mundësi për t’u fituar, në ekonominë e procesit letrar.
Për shembull, kam vënë re që disa fitues të çmimit fillojnë të shkruajnë një lloj letërsie tjetër, pasi e fitojnë. Siç kam vënë re, të paktën te I.K., një ndryshim në stil, në écriture dhe në kompozicion, gjatë viteve – dhe kanë qenë shumë – kur i përmendej emri mes kandidatëve.
Druaj se listat me emrat e fituesve të mundshëm, probabilitetet dhe, sipas rastit, arsyet, kanë futur në jetën e Nobelit letrar, si institucion, një përmasë të keqe, sportive, kompetitive por jo në kuptimin letrar.
Këto lista nuk kanë të bëjnë me punën e jurisë; janë spekulime, pak a shumë të arsyetuara, të mediave dhe të kritikëve. Siç edhe nuk kanë të bëjnë me emrat e atyre shkrimtarëve që sponsorizohen zyrtarisht nga shtetet përkatëse.
Kadaresë prej vitesh i ka dalë emri në listë, çfarë i ka dhënë titullin e padëshiruar të kandidatit “të përjetshëm”. Prej vitesh ai shkrimtar ka krijuar, duke e përjetuar mundësinë e triumfit si një lloj shpate të Damokleut.
Mbase edhe ka pyetur veten, me çdo vepër të re, nëse kjo do t’ia afrojë Nobelin apo do t’ia largojë. Mbase edhe e ka lexuar tekstin e vet me sytë e një anëtari skandinav të jurisë.
Por askush nuk ka të drejtë të presë që një shkrimtar të nxjerrë gjithnjë nga pena kryevepra – dhe kryeveprat kanë për efekt anësor që ua ulin cilësinë veprave që do t’u vijnë pas.
Ca lexues kanë vënë re një thyerje në krijimtarinë e I.K. pas 1990-ës; një humbje të magjisë. Ta lëmë mënjanë mundësinë që kjo të ketë ndodhur tek ata lexues, që gjithashtu kanë ndryshuar – dhe e kanë humbur edhe ata magjinë si lexues – pas 1990-ës.
Shpesh kam dyshuar se kjo zbehje a tkurrje letrare ndodhi për shkak të largimit të shkrimtarit: nga Shqipëria, nga konteksti kulturor, nga konteksti politik (karshillëku me udhëheqjen dhe kërcënimin prej aparatçikëve), nga rrjetet shoqërore që kishte në Tiranë; nga kontakti me lexuesin “model” shqip.
Ose që edhe flirtimi i tij me rolin e autorit “disident” ose nevoja për ta riformuluar raportin me pushtetin dhe politikën ia kanë prishur dorën. Gjithnjë me kusht që kjo prishje e dorës të ketë ndodhur.
Plakja ka ndikuar jo pak gjithashtu.
Por gjithnjë jam tunduar ta përfshij edhe ngacmimin e përvitshëm nga mundësia e Nobelit, në faktorët që nuk e kanë lënë Kadarenë të qetë. Përmendja këmbëngulëse në listat e tabloidëve, cytja gjatë intervistave, ideja se vepra e tij letrare tani ishte në pritje të këtij kurorëzimi.
Ky ngacmim nuk ka pasur efektin e shqiponjës te proza e tij e njohur për Prometeun.
Është edhe ideja tjetër, më djallëzore, se ai tani shkruante për Nobelin. Kjo më sjell ndërmend një muhabet të para-1990-ës, se “ai shkruan për publikun e huaj”, si të ishte nga ato fabrikat speciale, që prodhonin mall vetëm për eksport.
Kjo insinuatë i referohet lexuesit model si kategori semiotike e tekstit, dhe që dikur mund të ketë qenë “lexuesi i huaj”, pastaj “anëtari i Jurisë së Nobelit”.
Mund ta shtyja insinuatën në ekstremin e saj logjik, duke shtuar se mua më kanë pëlqyer më shumë ato vepra ku lexuesi model mund të ketë qenë “i huaji”, dhe më pak ato vepra të tjera, ku lexuesi model mund të ketë qenë “juria e Nobelit”.
Por nuk dua ta bëj. Sepse një shkrimtar që shkruan shqip, i drejtohet një lexuesi model që lexon shqip. Me hamendje, mund të shkojë njeriu deri atje sa të thotë që autori “fizik”, I.K. si person, mbase pikërisht atë ka dashur: që lexuesi i tij model të kujtonte që libri ish shkruar për publikun e huaj.
Një gjë nuk diskutohet dot: që lexuesi besnik i I.K.-së, në masë të madhe, priste e shpresonte që ai ta fitonte çmimin Nobel, madje mendonte se ai duhej ta kish fituar tashmë; këtu përfshij edhe ata që deklaronin se I.K. ish më i madh se Nobeli, se nuk kish nevojë për atë çmim (por Nobeli kish nevojë për të); madje edhe ata që shpjegonin se Nobeli letrar i I.K.-së i duhej Shqipërisë, ose shqiptarisë, ose popullit shqiptar…
Duhej, duhej, duhej.
Mediat kanë faj, që e bindën publikun për nevojën edhe kombëtare të këtij çmimi; se suksesi i Kadaresë në botë nuk do të kish qenë “i plotë”, pa medaljen e Nobelit. Paçka se çmimi vetë, edhe sikur të jepej, nuk do të kish pasur ndonjë efekt në atë shtresë besnike lexuesish shqip, që I.K. e kish pasur me vete që në vitet 1960. Të cilëve vepra e tij u flet si pak vepra të tjera, pavarësisht nga çfarë vlerësimi i është dhënë gjetiu në botë.
Për Nobelin e Kadaresë muhabeti ka nisur që herët, bashkë me akuzat se dikush shkroi kundër tij, duke e akuzuar si mbrojtës dhe propagandues të regjimit të Hoxhës: një ambasador i Shqipërisë në Suedi, një grup shqiptarësh nga Kosova. Ky skenar tingëlloi si i nxjerrë nga ndonjë prej romaneve të I.K. vetë. Mund të ketë ndodhur vërtet, mund të jetë sajuar në ndonjë zyrë dizinformacioni gjëkundi.[1] Shumë shqiptarëve u ka pëlqyer të besojnë se, derisa I.K. nuk e mori Nobelin, dikush do t’ia ketë “prishur” – fundja edhe thjesht syri (i keq).
Por këto 20 vjetët e fundit, kjo e çmimit u shndërrua në një makth për Kadarenë vetë; dhe njëherazi, në një projekt të përvitshëm për të gjithë atë segment të shoqërisë civile, në Tiranë, që përfitonte duke mjelë emrin dhe famën e shkrimtarit.
E parë nga larg, kjo frenezi më ngjante pak me Eurosong-un, ose me finalen e Champions League. Të thuash se fajin për këtë përdhosje e kanë mediat nuk mjafton; është si të bësh me faj cjapin, pse mban erë të keqe.
Nga ana tjetër, ata që lexojnë letërsi seriozisht, do ta kenë vënë re se vitet e fundit Nobeli letrar shpesh u ka shkuar anonimëve; në vend që të shërbente si njohje e një shkëlqimi letrar të konfirmuar, ka shërbyer për ta sjellë shkëlqimin; në kuptimin që ca autorë janë bërë “të mëdhenj” mbasi e kanë fituar.
Duket sikur juria në Stockholm është tani në kërkim të ethshëm të kompromiseve enigmatike mes letërsisë dhe kauzave politike të momentit (nga ndryshimi i klimës te emigracioni, nga feminizmi te transgenderismi), qoftë edhe thjesht për t’ia ruajtur letërsisë relevancën, në epokën e rrjeteve sociale dhe të masmediatizimit të individit.
Vepra e Kadaresë nuk gjente dot më vend brenda kësaj perspektive; e vjetër për disa, e vjetruar për disa të tjerë, ajo erdhi duke marrë statusin e një artifakti historik; madje përfundoi e dëmtuar jo aq nga historia, sa nga anakronizmi.
Një kryevepër letrare i mbijeton ballafaqimit me historinë; mjaft të shohësh si u ka ecur veprave nga autorë si Homeri, Dantja, Shekspiri, Kafka, të cilët i vlenin I.K.-së si pika absolute referimi. Nëse për disa lexues sot Kadareja tingëllon anakronik, ose i tejkaluar, për këtë fajin e ka leximi alegorik i sforcuar i veprës së tij, si të ishte kjo një kronikë e shifruar (à clé) e bëmave të totalitarizmit shqiptar.
Ky lexim alegorik mbase i hynte në punë narrativës së “Kadaresë disident”, por nuk do të ketë ndihmuar për Nobelin; sepse alegoria shihet – të paktën nga disa autoritete letrare – si e kundërta e universalitetit, në letërsi dhe gjetiu.
Mbase do të na mjaftojë ngushëllimi që shumë shqiptarë sot përnjëmend kujtojnë se Kadareja e ka fituar tashmë Nobelin.
© 2024 Peizazhe të fjalës™. Të gjitha të drejtat të rezervuara. Imazhi në kopertinë është krijuar me Midjourney. Botohet me leje në gazetën TemA.
Evropa katolike(e protestane) nuk i dha Çmimin Nobel për letërsi Ismail Kadaresë për faktin se si shumë i ka pas dhënë zor për ortodoksizmin këtë Ismaili e ka shpreh jo vetëm në intervista por edhe në shkrimet e Tij.
Armiqte e jashtem, ska arsye tjeter!
Shkrim leshi: Pse po more kete cmim behesh i Madh? Eshte vepra qe te ben te tille, cmimi eshte formalitet! Eshte njesoj si ato gockat qe dikush, nje kompani sfilate shpall "Miss Univers"" e thone: vajza me e bukur ne bote !!!! :)
Nobeli nuk eshte si mis universi nga nje cope kompani sic thua ti. Eshte cmimi me prestigjioz ne bote...
Sic kujton ai vete tek Ftese ne studio leksionin e profesorit te tij ne Rusi: lulet e bukura lindin në mes të plehut... Gabim që iku nga Shqipëria...
Nuk beri gabim qe u largua nga Shqiperia dhe me te drejte, as nuk eshte penduar ndonjehere sic e ka thene edhe vete disa here. E jetoi jeten shume me mire ne boten e zhvilluar perendimore sesa do ta kishte jetuar ne Shqiperine e vogel dhe te prapambetur, si ne pasuri dhe ne mentalitet. Franca, nje vend i shquar per letersine, ja reklamonte kandidaturen per Nobel dhe atje mori shume me teper fame nderkombetare sesa do te kishte marre ne Shqiperine e panjohur. Me perkthimin e librave te tij ne frengjisht, anglisht dhe gjuhe te tjera dhe duke qene atje, u ekspozua shume me teper ndaj lexuesve perendimore sic e tregojne cmimet e panumerta qe ka marre neper France, Angli, Gjermani, Spanje etj etj, deri ne fund te jetes kur e dekoroi vete presidenti i Frances. Tani sa per Nobelin, nje shkrimtar i vetem ne bote e merr nje here ne vit. Bota ka mjaft shkrimtare te shquar dhe te talentuar qe dalin cdo vit dhe Nobeli eshte cmimi me konkurrues dhe perzgjedhes ne bote. Per Shqiperine e vogel me 3 milion banore, Kadareja eshte me i miri dhe i shquari dhe ka qene nder me te miret ne bote. Mosmarrja e Nobelit nuk e ndryshon kete.
I madhi Kadare u silurua nga vete ne,per te mos mare cmimin Nobel.Nje mori letrash anonime ju derguan Komisjonit te Nobelit lidhur me kete ceshtje.Kete gje e ka deshmuar dhe vete Kadareja ne nje bisede me intelektuale te njohur ne Tirane.Gjithsesi me kujtohet nje emision i Rai uno vone nga ora 11.00 per Shqiperine, aty nga viti 1990. Gazetare Italiane qe diskutonin, nder te tjera thane se: " Kadare nuk do e mari cmimin Nobel. Ne momentet e veshtira te atdheut drejt Demokracise, e braktisi ate drejt Frances ". Te jete ky nje shkak me i rendesishem se ai i pari ?!
Cfare kritike nga gazetare idiote. Pse shkrimtari nuk eshte njeri qe do te jetoje jeten e vet? Shkrimtaret nuk jane politikane apo drejtues shtetesh, jane artiste. Nuk jane martire qe duhet te presin te gjithe qe te flijohen per popullin apo te hane burgun. Ai kishte te drejte te jetonte jeten e vet dhe te shfrytezonte mundesite per nje jete sa me te mire per veten dhe familjen. Mund te ndihmonte gjendjen e Shqiperise me aq sa mundej, por jo te pranonte te sakrifikonte mundesi te mira ne jete. Ata qe qendruan ne Shqiperine komuniste jane per tu nderuar, por ata qe nuk e bene, nuk jane per t’u quajtur tradhtare. Te gjithe duan nje jete me te mire, si keta qe emigrojne sot, edhe shkrimtari dhe kane te drejte ta kene kur i vjen mundesia, pa u quajtur tradhtare apo egoiste.
Ata shqiptare qe e kritikojne Kadarene se "braktisi" Shqiperine, do kishin bere te njejten gje si ai po te kishin pasur mundesine. Shumica po ikin edhe tani, jo atehere. Ai kishte mundesi te jetonte ne kryeqytetin e kultures perendimore Paris dhe perfitoi nga rasti dhe shume mire e beri. Nuk ja kishte borxh askujt sakrificen vetem sepse ishte shkrimtar i talentuar. Perderisa nuk kishte ndermend te merrej me politike dhe te udhehiqte shtet, kishte te drejte ta jetonte jeten ku te donte.
Mjaft e qate me lot Nobelin me keto artikuj, Ishte shkrimtar i madh, me i madhi ne Shqiperi dhe mjaft i madh ne bote, por cmimi eshte shume konkurrues ne bote, dhe nje here ne vit merret. Bota ka mjaft shkrimtare te njohur qe kane vlera te medha. Per Shqiperine ky ishte me i madhi dhe na mjafton.
Je jashte teme zoteri. Hajde te kuptuar hajde qe i ke bere Kadarese hahaaaa 1. Ismaili si nje njeri shume i mencur, e donte Nobelin si pararoje e indetitetit shqiptar. Pra Ismaili e ndjente dhe e dinte se botekuptimi i te huajve ndaj shqiotarit do ndryshonte kur te paraqiteshim si njerez me kulture dhe jo sic na dine “ ata”, njerez gjakatar. Ky ishte qellimi kryesor. 2. Si individ, mosha ben te sajen dhe dukej sikur 2-3 vitet e fundit e kerkonte kete “ shperblim” pasi cdo “ plak” vendos egon e tij mbi gjithcka. Proces qe ka te beje me vete krijimin njerzor dhe nuk e shmangi dot as Kadareja. 3. Qendrojme pak tek individi Ismail Kadare. Nuk eshte dashur as ambasador e as kosovar qe veprimi i tij prej mizori dhe i erret, cnjerzor dhe pa ndjene humane, te vertetohej ne pubikun e gjere dhe masandej ne suedi. Veprimi i tij per te “ndaluar nje dashuri” tejkalon cdo preceptim artistik. Ndaj, veprime te tilla jane jo vetem te denushme por te papranushme ne boten “ e huaj”. Ne humbem mundesine e vetme qe te shperbleheshim si popull me nje nobel krimtarije. Nuk ka per te ardhur kurr me nje tjeter mundesi e tille qe per fat te keq sic ka ndodhur gjithmone, vere-digjemi nga veprimet e vete-teparit
Corbe e vertete derri, me keto germa qe ka nakatosur Vehbiu.Ai qe ka nje formim dhe nje gen te vertete intelektual, tek Kadarea, lexon dhe ndjen qe ai eshte dhe me i madh se Nobeli, per menyren si i shperndan cmimet ky komitet. ku po thuaj ralle shkojne tek cilesia superiore letrare. Historikisht, cmimi shperndahet kryesisht tek te qenurit disident, me pas kur ndryshojne zhvillimet,nobeli i jepet nje shkrimtari komunist kinez, me pas per te cfaqur sado pak nje opzozite sado te dobet me sulltanin turk , cmimi i jepet nje shkrimtari mesatar turk, mbasandaj e ka radhen feminiteti, raca dhe ja tani se fundi kontinenti azia, ku perseri nobeli shkon tek nje shkrimtare mesatare koreano jugore.Me e mira , mendoj, qe kete cmim te nje emri te madh, ta ndante nje komitet nderkombetar, ku cilesia letrare do te shperblehesh me emrin e letrarit te vertete.
Prape juve duke i permendur Nobelin qe nuk e mori, edhe pas vdekjes.
Nobeli eshte cmimi me i madh prestigjioz ne bote po se nuk e merr nuk do te thote se je me pak.
Sic e thote dikush me siper, Nobeli i ururar 1 here ne vit jepet. Ka te medhenj qe e marrin, ka edhe shume te medhenj qe nuk e marrin. Thjesht kandidatura e nje shkrimtari tone per Nobel, eshte nje arritje e madhe per Shqiperine e vogel me 2 milion banore. Per efekt krahasimi, kater shtetet me numrin me te madh te cmimeve Nobel per letersi, jane: Franca me 16 fitues, Amerika dhe Anglia me nga 13 fitues dhe Gjermania me 9 fitues. Keto jane shtete te medha qe nuk krahasohen me ne, e megjithate, nga nje France me 70 milion banore, e kane marre Nobelin vetem 16 shkrimtare, dhe nga nje Amerike me plot 300 milion banore, e kane marre Nobelin vetem 13 shkrimtare. Rusia ka marre vetem 5. Spanja 6. Keshtu qe nje kandidat eshte arritje e madhe per Shqiperine, per te mos llogaritur cmimet e tjera te medha qe ka marre Kadareja gjate jetes dhe dekorata nderi te jashtezakonshme. Keshtu qe mjaft vajtuat kot per Nobelin sepse nuk i bie aspak vlera Kadarese se nuk e mori.
Kadarene e ka nderuar Franca dhe bota mese mjaftueshem.