"Pas një udhëtimi të suksesshëm në disa shtete, ky koncert i mrekullueshëm erdhi për herë të parë në Shkodër.
Një iniciativë e muzikantëve që jetojnë jashtë vendit, të cilët sollën me vete jo vetëm dashurinë për muzikën qytetare shkodrane, por edhe mallin për vendlindjen.
Muzikantët interpretuan veprat e ikonave si Tonin Harapi, Çesk Zadeja, Tonin Daija, Pjetër Gaci dhe Zef Çoba"- shkruhet në njoftimin e Bashkisë.
Koncerti u zhvillua në ambientet e Teatrit Migjeni ku numri i pjesëmarrëseve këtë herë nuk ishte aspak i ulët. A.K./TemA
Lini një Përgjigje