Adhuruesit e garave dhe të filmave u mblodhën në qendër të Times Square në New York për premierën botërore të filmit të ri “F1”.
Ylli i garave, Lewis Hamilton, bashkëpunoi me Apple dhe regjisorët Jerry Bruckheimer dhe Joseph Kosinski për të krijuar një projekt kinematografik që do ta shijonin si fanatikët e garave ashtu edhe ata të filmave.
Në film, Brad Pitt luan rolin e një piloti në pension dhe rikthehet për të ndihmuar në shpëtimin e ekipit të garave të mikut të tij dhe për të qenë mentor i një të riu të talentuar, të portretizuar nga Damson Idris.
Pitt dhe Idris drejtuan makina garash profesionale me shpejtësi të lartë.
“Ishte thjesht kjo ide e guximshme e Joe Kosinskit për të na futur në pistë dhe për të na përfshirë në sezonin e garave të F1. F1 na hapi dyert dhe ne kemi shumë për të treguar”, është shprehur aktori Brad Pitt.
Pjesë të filmit u xhiruan gjatë ngjarjeve reale të F1 në Abu Dhabi, Mexico City dhe ndalesa të tjera të Grand Prix. Ata xhiruan në pista gjatë pushimeve të shkurtra në gara. Filmi do të dalë në kinema nga Warner Bros më 27 qershor, transmeton Klan.
Lini një Përgjigje