FOTO HISTORIKE/ “Persekutimi Komunist”

18 Qershor 2025, 18:55Kulturë TEMA
FOTO HISTORIKE/ “Persekutimi Komunist”

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, në Shqipëri u vendos regjimi komunist, i udhëhequr nga diktatori Enver Hoxha, i cili zgjati gati gjysmë shekulli dhe solli pasoja të rënda në jetën e qytetarëve të saj. Regjimi kreu persekutim politik të përhapur përmes burgosjeve, internimeve dhe ekzekutimeve.

Sipas të dhënave zyrtare, mbi 59,000 shqiptarë u dërguan në kampe internimi, mbi 34,000 u burgosën për arsye politike, rreth 6,000 u ekzekutuan dhe shumë të tjerë vdiqën ose u zhdukën pa lënë gjurmë.

Në të gjithë vendin, vepronin dhjetëra burgje dhe kampe internimi, ku të paraburgosurit iu nënshtruan torturave brutale, duke përfshirë urinë, rrahjet, goditjet elektrike, djegiet dhe akte të tjera çnjerëzore. Regjimi synonte të shtypte çdo opozitë dhe të parandalonte çdo përpjekje arratisjeje nga vendi.

Në këtë fotografi bardhë e zi, një moment i hidhur si pushkatimi i një njeriu, si shumë prej të cilëve guxuan të dëshmonin të vërtetën e tyre edhe duke e ditur që kjo do ti ҫonte në humbje të mëdha, është ngrirë në atë fraktal kohor duke na kërkuar të reflektojmë për ҫdo plumb të hedhur padrejtësisht që në mënyrë mizore ka rrëmbyer dhuratën më të ҫmuar të njeriut, jetën.

Përgatiti : Hemelita Boriҫi

2 Komente

  1. A
    Arbereshi

    Makkartiizmi, një periudhë persekutimi të fortë politik në Shtetet e Bashkuara në vitet 1950, preku mijëra njerëz. Edhe pse nuk ka shifra të sakta zyrtare, vlerësohet se hetimet, arrestimet, seancat dëgjimore dhe listat e zeza prekën dhjetëra mijëra individë. Shumë prej tyre përfunduan burgjeve ose humbën vendet e punës, reputacionin e tyre dhe pësuan dëme në karrierën dhe jetën e tyre personale. Doni më për demokracinë?

    Përgjigjjuni
    1. P
      Paco

      Partizanet dhe komunistat si minje me dinakeri dhe poshtersi internuan dhe perdhunuan mijra burra dhe gra e femije te pa fajshem puntore dhe trima u vrane dhe terrorizuan nga te poshterit komunist dhe sot fituan lirine dhe enderrat per femijet dhe nje shqiperi te lulezuar dhe me ne fund trimat komunist perfunduan si minje lol o sa kam qesh.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje