Aktori turk, Burak Özçivit viziton Vlorën, Dredha: Promovim qytetit si destinacion turistik

18 Qershor 2025, 16:31Kulturë TEMA
Aktori turk, Burak Özçivit viziton Vlorën, Dredha: Promovim

Aktori turk, Burak Özçivit, ka zgjedhur qytetin bregdetar të Vlorës për të pushuar së bashku me bashkëshorten e tij.

Gjatë qëndrimit në Vlorë, aktori turk Özçivit u prit sot në një takim nga kryetari i bashkisë, Ermal Dredha.

“Deri sot, nuk kisha parë kaq shumë njerëz në Vlorë, të prisnin në radhë për të bërë një fotografi me Burak Özçivit. Kënaqësi ta prisja sot në zyrë, bashkë me stafin e bashkisë, dhe të kalonim kohë në Vlorën që i la mbresa të shkëlqyera”, shkruan Dredha në një postim në rrjetet sociale.

Dredha u shpreh se “na bënë bashkë projektet që kanë qëllim promovimin e Vlorës si destinacion turistik dhe jo vetëm”.

Kryebashkiaku Dredha i dhuroi aktorit turk disa dhurata simbolike nga qyteti i Vlorës.

Aktori i njohur turk është i famshëm për rolet e tij në serialet si “Kuruluş Osman” dhe “Kara Sevda”.

Vizita e tij në  Vlorë është një tjetër tregues i rritjes së popullaritetit të tij në rajon dhe i lidhjeve të forta kulturore mes Turqisë dhe Shqipërisë, shkruan atsh.

 

3 Komente

  1. T
    Ton

    O Dredha shiko se e ke qytetin pa uje e me plera lere kete Osmanin se sna vjen ndonje e mire nga ata.

    Përgjigjjuni
    1. M
      Maro

      Po me Kara Sevda meren Shqiptaret....nga lindja shikoni....

      Përgjigjjuni
      1. @
        @

        Boraku vajti ne banje te dhiste dhe skishte uje te lante bythen, te pakten ne vlonjatet e lajme ne det , shpresoj tja ket thene kete kryetari i bashkise.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje